• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETRA/ Rama publikon shkresën e Sandër Lleshit për Metën: Prej vitit 2013 nuk jam ushtarak aktiv
Home
Politikë

LETRA/ Rama publikon shkresën e Sandër Lleshit për Metën: Prej vitit 2013 nuk jam ushtarak aktiv

12 November, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e ministrit të Brendshëm të komanduar, Sandër Lleshi, drejtuar presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë e ka publikuar shkresën në rrjetet sociale. Letra mban datën 12 nëntor 2018, si përgjigje ndaj 14 pyetjeve që kreu i shtetit Ilir Meta i drejtoi Ministrisë së Mbrojtjes në datën 9 nëntor.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Në letrën drejtuar Metës, Lleshi saktëson se ai nuk mban statusin e ushtarakut prej vitit 2013, kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes së kohës Arben Imami dhe dekret të presidentit të atëhershëm, Bujar Nishani. Lleshi sqaron se në vitin 2013 ka marrë detyrën e këshilltarit për Sigurinë pranë kryeministrit, të cilën e ka mbajtur deri në datën 27 tetor 2018, kur është emëruar zv/ministër i Brendshëm.

Letra e Sandër Lleshit për Metën: 
“…Ndërkohë që zhvillohej procesi gjyqësor mbi lirimin tim nga Forcat e Armatosura, prej shtatorit 2013 kam filluar të ushtroj detyrën e këshilltarit për sigurinë pranë kabinetit të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, detyrë që e kam mbajtur deri më 27 tetor 2018, me marrjen e detyrës së zëvendësministrit të Brendshëm. Në kuptimin tim dhe të mbrojtësve të mi ligjorë, vendimi gjyqësor i formës së prerë i dhjetorit 2017, me qëllim rregullimin e pasojave që vijnë si rezultat i zbatimit të tij, më jep të drejtën, ndër të tjera për t’u riemëruar si ushtarak aktiv në FA, me një dekret të ri të Presidentit, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe për të rimarrë gradën dhe pozicionin e mbajtur para dekretit të kundërshtuar gjyqësisht. Për këtë qëllim, në vitin 2018 i kam kërkuar ministrit të Mbrojtjes nxjerrjen e akteve të cilat do të mund të rregullonin pasojat e shkaktuara nga dekreti i presidentit mbi lirimin ti, i shfuqizuar gjyqësisht. Ministria e Mbrojtjes në kushtet e kundërshtimi të vendimit të Gjykatës së Lartë ka vazhduar të më konsiderojë gjyqëfitues në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor.

Deri në momentin e daljes së këtyre akteve, unë kam cilësinë e gjyqëfituesit, por jo të “ushtarakut aktiv”, siç parashikohet si nga neni 2 i ligjit nr.9210 datë 23.3.2004, të ndryshuar, “Mbi statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, i cili qartësisht lidh rolin e ushtarakut aktiv si një person që “shërben” në FA, mban uniformën dhe ka detyrime të tjera të parashikuara në këtë ligj dhe në legjislacionin e zbatueshëm në fuqi, ashtu edhe nga ligji nr.54/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura”, ku saktësohet se: “Ushtarak aktiv i FA është shtetasi i titulluar oficer, nënoficer, ushtar nga autoriteti kompetent, që bën betimin ushtarak dhe shërben në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura”.

Në linjë me këtë interpretim është edhe fakti se unë kam ushtruar detyrën e këshilltarit politik pranë kryeministrit, detyrë e cila, në zbatim të drejtpërdrejtë të nenit 167 të Kushtetutës shkakton papajtueshmëri me statusin e ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura”. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS OFENDIMEVE NDAJ ARBITRIT/ Ja sa ndeshje pritet të dënohet Higuaini (FOTO)
Previous article TRAGJIKE NË TURQI/ Një varkë me 15 emigrantë mbytet në Egje

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi Aktualitet

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet Aktualitet

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT