• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LETRA ERDHI NGA FUSHË-KRUJA”/ Artan Hoxha: Përveç letrës, gjyqtaren e kërcënoi edhe një prokuror
Home
Aktualitet
Kronikë

“LETRA ERDHI NGA FUSHË-KRUJA”/ Artan Hoxha: Përveç letrës, gjyqtaren e kërcënoi edhe një prokuror

23 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Artan Hoxha ka zbuluar disa detaje nga kërcënimi i gjyqtares Arnisa Këlliçi, e cila mori një letër ku thuhej “Keni dy fëmijë, mendoni për ta”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se përveç kësaj letre, ndaj gjyqtares ka patur kërcënime edhe nga një prokuror.

“Gjyqtares i ka shkuar një letër, që ka sipër pullën postare dhe vulën e burgut të Fushë Krujës. Pra ka ardhur nga burgu i Fushë Krujës.

Ajo e ka hapru letrën ditën e shtunë dhe ka gjetur këtë tekst.

Ajo është shqetësuar dhe i është drejtuar policisë.

I është ofruar mbrojtje fillimisht nga Polica dhe më pas nga KLGJ dhe është në ruajtje për 3 muaj. Një reparti i njohur me emrin RESI.

Kësaj i ka ardhur letra të shtunën. Ndërkohë javën e kaluar është vënë në dijeni nga kancelari i gjykatës, se një prokuror e ka marrë kancelaren dhe e ka kërcënuar me jetë dhe i ka thënë edhe filanen, prokuroren do ta vras. Kjo bisedë është e regjistruar.

Kancelarja e ka njoftuar gjyqtaren dhe i ka treguar bisedën.

Kancelari e ka regjistruar dhe e ka vënë në dijeni, ka bërë edhe kallëzim për Prokurorin e shkallës së parë në Tiranë.

Gjyqtarja pasi është vënë në dijeni, e ka thirrur prokurorin dhe ai i është justifikuar, i ka thënë nuk kam qenë në gjendje të mirë emocionale, kam qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe kjo nuk ka bërë kallëzim.

Kur ka bërë pastaj kallëzim për kërcënimin, gjyqtarja ka shtuar edhe kërcënimin e prokurorit.

A është marrë në mbrojtje? Kjo është një çështje që tashmë është marrë nën hetim. Nuk duket çështje shakaje. Sa serioz është ky kërcënim? Çfarë çështjesh ka patur kjo gjyqtare? Ka edhe çështje me trafikanë droge.

Si garantohet mbrojtja? Policia merr në mbrojtje banesën, bën mbrojtje fizike të familjarëve. Shikohen të gjithë elementet. Sot është dhënë mbrojtje tre mujore dhe do të vlerësohet sërish.

A janë të kërcënuar njerëzit e sistemit të drejtësisë?

Kemi të vrarë nja 230 policë, kemi një gjyqtar, që nuk është vrarë për shkak të punës dhe prokurorin Arjan Ndoji.

A kemi kërcënime? Po kemi dhe do të rriten, sa më shumë çështje të mëdha të shkojnë për gjykim.

Gjatë kohëve të fundit, në këtë moment, janë nën mbrojtje nga struktura e posaçme, 23 prokurorë dhe gjyqtarë, për shkak të kërcënimeve dhe vlerësimit që këto kërcënime janë serioze. Kemi tre drejtues policie që janë gjithashtu në mbrojtje”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURA TË ULËTA DHE NGRICA/ Parashikimi i motit për sot
Previous article SAMITI/ Deklarata që 6 liderët e rajonit e miratuan sot në Shkup: Synimi kryesor, sjellja e rajonit në BE

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT