• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
LETËRSIA SHQIPE/ Poeti malazez: Shkrimtarët shqiptarë i kanë dyert të hapura
Home
Kulturë

LETËRSIA SHQIPE/ Poeti malazez: Shkrimtarët shqiptarë i kanë dyert të hapura

7 June, 2019 enxhi.autor Kulturë

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare u zhvillua një forum mbi botimin edhe përkthimin e letërsisë shqipe në Mal të Zi. Studiuesit, shkrimtarët edhe poetët mendojnë se kemi mbetur peng të nevojës për të kuptuar edhe njohur më mirë njëri-tjetrin, prandaj në fushën e botimeve duhet bërë më shumë

Botimet shqipe në Mal të Zi. Kjo është tema që bëri bashkë në Bibliotekën Kombëtare studiues, shkrimtarë edhe përkthyes, për të trajtuar më gjerësisht se cili është zhvillimi i letërsisë shqipe në Mal të zi, duke ndalur edhe tek këndvështrimet historike, gjeografike edhe kulturore. Drejtoresha e Bibliotekës, Persida Asllani, e konsideroi të pamundur, që në këtë panel të trajtohen të gjitha problematikat, e hasura ndër vite, prandaj ajo e quan këtë panel, si një mundësi për t’u paraprirë edhe takimeve të tjera në vazhdim.

“Të gjithë e dimë, se jemi një fqinjësi shumë e gjatë. Edhe në periudha nga më të hershmet, por gjithnjë kemi mbetur peng të nevojës për të kuptuar edhe njohur më mirë njëri-tjetrin. Rruga më e mirë edhe më cilësore për ta bërë këtë gjë, është edhe ajo e cilësisë. Zëra e poetëve edhe shkrimtarëve tanë, qasja që ata bëjnë, janë gjëra që jo vetëm na bashkëjetojnë, por edhe na pasurojnë”, shprehet drejtoresha Persida Asllani.

Në vitin 1978, pas themelimit të revistës “Koha” në Mal të Zi nisën që të botohen dhe të promovohen krijuesit shqiptarë të Malit të Zi. Për shkak të mungesës së institucioneve botuese, deri në vitin 1990 botohej kryesisht në revista, ndërsa botimet libër bëheshin në kuadër të bibliotekave shkollore.

“Vitet e fundit kanë ndodhur disa ndryshme falë entit të botimeve të shkollës. Autorët shqiptarë janë përfshirë. Letërsia shqipe në Mal të Zi është përkthyer shumë pak, jo vetëm për faj të institucioneve, por edhe për shkak të autorëve, që mbesin të ngujuar. Shumë shpejt, nga shtatori do të përfshihen edhe autorët shqiptarë në tekstet shkollore”, shprehet studiuesja Liridona Sinishtaj.

Edhe për akademikun edhe poetin malazez Pavle Goranoviq, është shumë e rëndësihme, që letërsia shqipe të përkthehet në Mal të Zi.

“Përkthimi i literaturës nga një gjuhë në një tjetër ka shumë rëndësi. Unë e njoh jo pak letërsinë shqiptare. Por kam nisur që ta dua edhe më shumë. Para disa kohësh kemi takuar Kadarenë, i cili tashmë është edhe anëtar i jashtëm në Akademinë tonë. Janë parashikuar mundësi të reja për letërsinë shqiptare në Mal të Zi. Shkrimtarët shqiptarë në Malin e Zi i kanë dyert e hapura. Mendoj që në të ardhmen këtë krijimtari do ta çojmë përpara”, thotë shkrimtari malazez.

Disa nga shqiptarët në Mal të Zi janë Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj, Haxhi Shabani,Anton Gjuravçaj, Anton Gojçaj, Hajredin Kovaçi, Lumnije Hoxha, Enver Mollabeqiri, SuzanaLlola, Rrok Gjolaj, Nikollë Berishaj, Syme Kokaj, Mark Lucgjonaj, Argëzon Sulejmani, FluturMustafa etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË SFIDËS ME ISLANDËN/ Çështja “Grezda” në Kombëtare? Kemi pasur
Previous article NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ISLANDËS/ Edy Reja: Elementi thelbësor është të dalim në...

enxhi.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT