• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
LETËRSIA SHQIPE/ Panairi i librit në Lajpcig, ja kush e përfaqëson Shqipërinë
Home
Kulturë

LETËRSIA SHQIPE/ Panairi i librit në Lajpcig, ja kush e përfaqëson Shqipërinë

20 March, 2019 k.autor Kulturë

Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në panairin e librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Një program edhe me takime të organizuara në stendën e Ministrisë së Kulturës, në stendën e rrjetit Traduki, si dhe në hapësira të tjera të panairit dhe jashtë tij. Ministria bën me dije se do jenë dy autorë të ftuar Lisandri Kola dhe Saimir Muzhaka; dy autore dhe përkthyese të ftuara nga rrjeti Traduki dhe rezidenca e përkthyesve në Berlin Lindita Arapi dhe Anrila Spahia (Ana Kove).

“Është kthyer në traditë tashmë dhe paraqitja e katalogut në anglisht me veprat më të suksesshme të një viti më parë të cilin Ministria e Kulturës e propozon për shtëpitë e huaja botuese”, shkruan ministria në faqen e saj. Në katalog janë përfshirë veprat dhe autorët që kanë fituar çmimet më të rëndësishme të vitit 2018”, Henrik S.G. me “Sonatë për gruan e një tjetri” – Çmimi Kombëtar i Letërsisë, akorduar nga Ministria e Kulturës; Ardian Kyçyku me “Ati” – Çmimi i Autorit të Vitit nga Akademia “Kult”; Virgjil Muçi me “Piramida e shpirtrave” – Çmimi “Kadare”; Brajan Sukaj me “Ciklopi” – Çmimi për krijimtarinë më të mirë të vitit akorduar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë; Mitrush Kuteli (in memoriam) me “Përralla të moçme shqiptare” – Çmimi i Bibliofilisë, akorduar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Janë përfshirë gjithashtu në këtë katalog shkrimtarët më të suksesshëm për vitin 2018 me botimet e tyre jashtë vendit. Ridvan Dibra, i nominuar për çmimin Ballkanika me romanin “Legjenda e vetmisë”. Gjithashtu ky roman i përkthyer në frëngjisht nga përkthyesja Evelyne Noygues dhe i botuar nga shtëpia botuese “Le Ver a Soie” është përzgjedhur në 5 librat më të mirë për çmimin e përkthimit të vitit në Francë. Luljeta Lleshanaku, libri i së cilës “Negative space”, i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika, është botuar në Angli nga Bloodaxe Books dhe në Amerikë nga Neë Direction.

Libri është ishte gjithashtu i përzgjedhur në 5 librat më të mirë për PEN Literary Award for Poetry in Translation. Për herë të parë në katalogun e autorëve janë përfshirë edhe dy përkthyeset më të suksesshme të vitit për përkthimet nga gjuha shqipe: Ani Gjika, përkthyesja e librit të Luljeta Lleshanakut “Negative space”, finaliste për PEN Literary Aëard for Poetry in Translation; Evelyne Noygues, gjithashtu finaliste për çmimin e përkthimit më të mirë në Francë. Takimi në stendën e Ministrisë së Kulturës do të jetë të premten më datë 22 mars, ora 16.30 me temë: “Përkthimi, thembra e Akilit e letërsisë shqipe”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FEJESËS SË JENNIFER LOPEZ/ Thyen heshtjen ish-bashkëshortja e Alex Rodriguez
Previous article "NUK JE E BUKUR"/ Arbana Osmani i kthehet ndjekësit me komentin epik: Hajd bereqaves... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT