• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“LETËRSIA E BURGUT”/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështetje për studiuesit
Home
Kulturë

“LETËRSIA E BURGUT”/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështetje për studiuesit

16 February, 2021 Delo.autor Kulturë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Autoriteti i Dosjeve organizuan në ditën e sotme aktivitetin me temë “Libri i Burgut”, i cili pati si qëllim kryesor sjelljen në kujtesë të një letërsie, që është pjesë e letërsisë së madhe shqipe, atë të shkruar në burg prej intelektualëve të burgosur, apo të internuar përgjatë viteve të komunizmit.
Fjalën hapëse në aktivitet e mbajti drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, e cila, ndër të tjera, u shpreh: “Ashtu si në të gjitha vendet e tjera ish-komuniste, letërsia e burgut ishte një letërsi e pasur, që u shkrua në Shqipëri paralel me letërsinë e sociorealizmit. Ajo solli një modernitet dhe bashkëkohësi në letrat shqipe.  Por dhe sot, gati tri dekada pas rënies së komunizmit, te kjo letërsi ende ka rënë mjegulla.  Duhet një projekt konkret për të evidentuar veprat dhe autorët e një letërsie, e cila vijon të jetojë në dorëshkrime, për ta çuar te lexuesi. QKLL-ja do të mbështesë studiuesit dhe botuesit që do të botojnë librin e burgut”.

Zoti Simon Mirakaj, nga Autoriteti i Dosjeve  u shpreh: “Duke cituar një thënie nga Dostojevski, se ‘Lumturinë kërkoje edhe në dhimbje’, dua të them se të burgosurit nuk është se e gjetën lumturinë, por atij terri i dhanë pak dritë. Diktaturat nuk mund të qëndrojnë bashkë me inteligjencën, ndaj e para u godit inteligjenca. Nëpërmjet këtyre veprave të shkruara, ne dhe të tjerët njohim tragjedinë që ka ndodhur, padrejtësinë që ka ndodhur”.
Profesoresha Anila Mullahi solli në vëmendje veprën e Kasem Trebeshinës dhe citoi, ndër të tjera, një pohim të tijin kur u pyet për periudhën e burgut: “Në burg kam qenë fizikisht, shpirtërisht asnjëherë nuk kam qenë, as në burg, as i izoluar. Nuk kam qenë në burg. Në burg kanë qenë ata. Me mendjen e tyre, me mendimet e tyre. Jo unë, unë kam qenë i lirë”. Po këtë ide ka shprehur edhe profesori Leka Ndoja, i cili, ndër të tjera, tek rrëfeu mbi këtë lloj letërsie që u krijua në Shqipërinë e asaj kohe, tha se “Kujtesa është pjesë e së drejtës. Duke u marrë me kujtesën, ne merremi me një aspekt të së drejtës. Ne të gjithë kemi qenë në një burg, në një burg hermenautik, në një burg metafizik”.
Pjesë, gjithashtu, e aktivitetit me fjalën e tyre qenë edhe Kolec Çefa, i cili rrëfeu për kujtimet e tij me Padër Pal Dodajn, Padër Pashko Bardhin apo Padër Vinçens Prenushin dhe kontributin e tyre në letra, studime dhe përkthime. Të pranishëm me fjalën e tyre ishin edhe Marsel Hila dhe shkrimtarja Vera Bekteshi, ndërsa Kardinali Ernest Troshani dhe shkrimtari Visar Zhiti dërguan fjalën e tyre përshëndetëse nëpërmjet video-regjistrimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRBALL PA PROBLEME ME VETTINGUN/ KPK konfirmon në detyrë prokuroren Marjeta Zaimi
Previous article 25 PRILLI/ Shemsi Prençi dorëhiqet si Këshilltar i Presidentit për Emergjencat Civile, kandidon për deputet nën siglën e LSI në Durrës

Delo.autor

Postime të ngjashme

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT