• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETËR TRUMPIT DHE SEKRETARIT POMPEO PËR HEQJEN E TAKSËS/ Albin Kurti: Shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi
Home
Rajon

LETËR TRUMPIT DHE SEKRETARIT POMPEO PËR HEQJEN E TAKSËS/ Albin Kurti: Shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi

2 March, 2020 k.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shkruar nga një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo përmes së cilave ai i ka njoftuar ata në lidhje me pozicionin e Qeverisë së re të Kosovës në raport me dialogun ndaj Serbisë dhe tarifës doganore.

“Qeveria ime dhe unë jemi të përkushtuar pr zgjidhjn e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne mbetemi të bindur se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve”, thuhet në letrën që Kurti i ka drejtuar presidentit Trump.

Më pas, Kurti i ka shkruar presidentit Trump edhe në lidhje me tarifën 100 për qind të vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, masë të cilën SHBA-ja ka kohë që kërkon të shfuqizohet, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duke filluar nga 15 marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë”, thuhet në letrën e Kurtit.

“Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jotarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohjet e Kosovës. Ne po ashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen”, theksohet në letrën e Kurtit.

Përmes letrës, Kurti shpreh gatishmërinë, që në emër të qeverisë së re të marrë sipër procesin e dialogut, duke u zotuar edhe për një koordinim më të mirë të palës kosovare.

“Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandatin kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore, si dhe përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive për të marrë përsipër, udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Presim me padurim të fillojmë punën me ju, diplomatët dhe emisarët tuaj, si dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për ta çuar përpara këtë proces”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, në letrën drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, kryeministri Kurti shkruan se qeveria nën drejtimin e tij është e vendosur në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Përveç kësaj, prioritetet kryesore të qeverisë sime do të jenë rritja ekonomike, zgjerimi i investimeve, dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Këto dy procese janë të ndërlidhura dhe ne e mirëpresim ndihmën tuaj të vazhdueshme në përpjekjet tona për implementim të qeverisjes së mirë, sundim të ligjit dhe krijimin e mundësive për popullin e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, ai e ka njoftuar edhe sekretarin Pompeo me hapat që ai dhe Qeveria e Kosovës synojnë të ndërmarrin deri në heqjen e plotë të tarifës doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Masat hap pas hapi që i ka paralajmëruar kryeministri Kurti në lidhje me shfuqizimin e tarifës, janë kundërshtuar nga i dërguari i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell. Ai ka kërkuar që Qeveria Kurti t’i shfuqizojë në tërësi masat tarifore dhe të mundësojë vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Taksa 100 për qind u vendos në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, që atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Kjo taksë është vlerësuar si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka refuzuar që të kthehet në tavolinën e bisedimeve pa u hequr taksa.

SHBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që të heqin taksën, për t’i hapur rrugë rinisjes së dialogut./REL.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALI/ Pozitive me koronavirus e gjithë familja e një polici
Previous article PROGRES RAPORTI I KE-SË/ Cakaj: Do fillojmë një fushatë komunikimi politik e diplomatik me vendet anëtare

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT