• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LETËR TIM BIRI”/ Saimir Tahiri i shkruan djalit: Mos e tradhëto shpirtin. Kam humbur kohë me…
Home
Politikë

“LETËR TIM BIRI”/ Saimir Tahiri i shkruan djalit: Mos e tradhëto shpirtin. Kam humbur kohë me…

21 February, 2019 F.autor Politikë

Nga Saimir Tahiri

Tani shkove 8 Drin!

Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, me pas fatura e punës sime.

Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë.

Dikur do e kuptosh edhe vete.

Por mjaftohu me shëmbullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani.

Gjëra me rëndesi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë.

Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne.

Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara.

Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua me ke aty.

Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra.

Të tjerë kanë më shumë.

Ka nga ata që tradhetojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerezit e vendin po e po.

Por mos u lesho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë.

Edhe ti ashtu bëhu. I vertete.

Ji vetevetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gje. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde.
Lufto! Lufto gjithomë! Me veten e me kedo tjeter. Por mos e tradhto shpirtin e gjithcka beson.

Per këdo e asgjë.
Humbe garen “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë.

Dhe jep! Sakrifiko!

Në jetë çdogjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.

Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim.

Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë.

Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet.

Por ti do e fitosh Drin.

Mua më ke aty, përgjithmonë.

Edhe 100 🤗🤗🤗

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HALLET E PARTISË JANË MË ME RËNDËSI SE..."/ Bashkia Klos e mbyllur; E gjithë administrata në protestë (VIDEO)
Previous article NA KISHIN SHPËTUAR/ 8 fakte romantike të lidhjes së re të dashurisë së Arbana Osmanit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT