• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETËR SOLIDARITETI PËR KRYEPARLAMENTARIN JAPONEZ OSHIMA/ Ruçi: Mbështetje për të përballuar pasojat e përmbytjeve
Home
Politikë

LETËR SOLIDARITETI PËR KRYEPARLAMENTARIN JAPONEZ OSHIMA/ Ruçi: Mbështetje për të përballuar pasojat e përmbytjeve

10 July, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër solidariteti Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, z. Tamadori Oshima, për t’i shprehur mbështetjen për përpjekjet për të përballuar pasojat e përmbytjeve në Japoninë Perëndimore.

“Me dëshpërim të thellë po ndjek lajmet mbi përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e dendura që po ndodhin ditët e fundit në Japoninë Perëndimore, prej së cilës kanë humbur jetën 141 persona, ndërkohë që dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur, dhe mbi dy milionë banorë janë evakuuar nga rajoni.

Populli shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë dhe unë personalisht jemi në këto çaste pranë popullit të Japonisë, pranë familjeve të viktimave dhe banorëve të dëmtuar e zhvendosur nga banesat dhe rajoni i tyre, si edhe mbështesim punën e më shumë se 70 mijë punëtorëve të shpëtimit, zjarrfikësve dhe ushtrisë, për të gjetur të mbijetuarit dhe shpëtuar pjesën tjetër të banorëve nga fatkeqësia.

Kemi besim të plotë se Qeveria e Kryeministrit Abe, Dhoma e Përfaqësuesve, institucionet japoneze, punonjësit dhe agjencitë e shpëtimit do të parandalojnë rritjen e përmasave të kësaj fatkeqësie dhe do të kontribuojnë që vendi juaj i bukur t’i kthehet normalitetit.

Përfitoj nga ky rast, për të shprehur edhe njëherë ndjenjat e miqësisë e solidaritetit të popullit shqiptar me popullin japonez dhe besimin në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhenieve midis dy vendeve dhe dy parlamenteve tona.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË DEDIKIMIN PËR NËNËN/ Fansat konfuzë pyesin Aurela Hoxhën: Është mami apo motra? (FOTO)
Previous article SËRISH SHIFRA TË LARTA/ Regjistrohen 90 raste pozitive dhe 2 viktima, MSH: Situatë serioze tek Infektivi

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT