• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LËNGU I XHENXHEFILIT/ Si ta përdorni kundër dhimbjeve të kokës
Home
Shëndet

LËNGU I XHENXHEFILIT/ Si ta përdorni kundër dhimbjeve të kokës

11 December, 2021 s.autor Shëndet

Në listën e sëmundjeve më të përhapura në botë, dhimbja e kokës dhe migrena renditet e treta. Kjo sëmundje nxitet dhe shkaktohet nga probleme të ndryshme. Lidhur me migrenën, ajo nuk është thjesht një dhimbje e thjeshtë koke. Ajo është një çrregullim që në shumicën e rasteve është i trashëgueshëm.

Sipas të dhënave, një nga produktet më efikase dhe natyrale kundër dhimbjeve të kokës dhe migrenës është xhenxhefili. Në kombinim me limonin dhe mjaltin, xhenxhefili ka një efekt të fuqishëm qetësues kundër dhimbjeve dhe inflamacionit. Ai bllokon ndikimin e prostaglandinës, një substancë që shkakton migrenë duke nxitur inflamacionin e enëve të gjakut në tru. Përpos të tjerave, lëngu i xhenxhefilit është një tonik i shkëlqyer kundër problemeve me tretjen. Ekspertët rekomandojnë pirjen e rregullt të lëngut të xhenxhefilit për të zbutur simptomat e artritit, osteoartritit dhe reumatizmës.

Si Të Përgatisni Lëngun E Xhenxhefilit
Përgatitja e këtij lëngu është gjëja më e thjeshtë që mund të bëni në kuzhinë.
Përbërësit:
5 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë.
750 ml ujë
Lëngu i një gjysëm limoni
2 lugë gjelle me mjaltë

Përgatitja:
Lajeni xhenxhefilin mirë dhe më pas grijeni në rende aq sa të siguroni pesë lugë gjelle. Më pas vendoseni çajnikun në zjarr dhe kur uji të ketë marrë valë, shtoni xhenxhefilin. Lëreni të ziejë për 2 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri. Shtoni lëngun e limonit dhe më pas mjaltin. Këtë lëng ju mund ta pini të ngrohtë ose ta mbani në frigorifer dhe ta konsumoni të ftohtë. Sasia e rekomanduar e lëngut është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë për rreth 15 ditë.

Rastet Kur Lëngu I Xhenxhefilit Nuk Duhet Konsumuar
Sipas informacioneve, njerëzit që vuajnë nga koliti ose disa lloje ulçerash nuk duhet ta konsumojnë lëngun e xhenxhefilit sepse mund të përkeqësojë dhimbjet. Gratë shtatzënë nuk duhet ta pijnë këtë lëng sepse disa prej përbërësve të tij mund të ndërhyjnë në formimin hormonal të fetusit. Në këtë rast duhet këshilla e mjekut. Njerëzit që marrin medikamente kundër diabetit apo për sistemin qarkullues të gjakut duhet të konsultohen më parë me një mjek./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Dy doza të pamjaftueshme për të parandaluar infektimin me Omicron
Previous article SULMI NË KONGRESIN AMERIKAN/ Një plan për të organizuar një grusht shteti që tani po shqetëson Donald Trump

s.autor

Postime të ngjashme

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT