• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LËNG SHEGE ME LIMON/ Kombinimi i shëndetshëm që i jep fuqi organizmit
Home
Shëndet

LËNG SHEGE ME LIMON/ Kombinimi i shëndetshëm që i jep fuqi organizmit

11 January, 2021 s.autor Shëndet

Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Ato duhet të jenë pjesë e çdo regjimi të kujdesshëm ushqimor për më shumë shëndet dhe organizëm të fortë.

Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për antioksidantët sot, të shpjeguar qartë në çdo artikull të AgroWeb.org. Por për ju që ju ka shpëtuar si term, duhet të dini që antioksidantët janë molekula tepër të rëndësishme të cilat luftojnë radikalet e lira në organizmin tonë. Këto radikale përshpejtojnë plakjen dhe trondisin sistemin tonë imunitar.

Vlerat e antioksidantëve për trupin janë ndër më të lakmuarat.
Për vite me rradhë, shkencëtarët kanë kërkuar për burimet më të pasura të antioksidantëve dhe kanë identifikuar shumë fruta të pasura me to. Këtu mund të përmendim manaferrat, boronicat por edhe shega. Shega renditet në listën e shkurtër të disa frutave që kanë të njëjtat vlera si në formën e plotë të tyre ashtu edhe në formën e lëngut. Sipas kërkimeve lëkura e shegës përmban sasinë maksimale të antioksidantëve. Këto të fundit çuditërisht shumëfishohen në momentin që fryti shtrydhet dhe nxjerr lëngun fantastik.

Shega Dhe Limoni, Kombinimi i Dyfishtë i Antioksidantëve
Studimet kanë analizuar përmbajtjen e lëngut të limonit dhe të shegës për të identifikuar kombinimet më të fuqishme të antioksidantëve. Ata kanë arritur në konkluzionin se kombinimi i 75% lëng shege me 25% lëng limoni ka një potencial shumë të fortë për dyfishimin e tyre. Përveç të tjerave, një kombinim i tillë ofron sasi të larmishme të vitaminës C.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, një gotë e vetme me lëng shege ofron 40% të dozës ditore të acidit folik dhe vitaminave A, C dhe E. Ky lëng është i shkëlqyer për shëndetin e zemrës, imunitetin, pastrimin e organizmit, veshkat, lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi. Pirja e rregullt e lëngut të shegës, sidomos tani që janë të stinës, do ju ndihmojë të mbroni trupin tuaj dhe ta mbani atë në formë. Shtrydhni lëngun e një kokërr shege dhe shtojini dy-tre lugë gjelle lëng limoni. Shija do të jetë e athët dhe nëse preferoni shtojini pak mjaltë për ëmbëlsi. Mund ta konsumoni një gotë çdo ditë. /AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHEN DY PERSONA NË BERAT/ Ja për çfarë akuzohen
Previous article "E NDJEK EMISIONIN ME GJITHË PLAKËN"/ 77-vjeçari, i çmendur pas “Për’Puthen”, ja cilën vajzë zgjedh ai (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT