• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Leku forcon pozitat në këmbim me euron dhe dollarin / Monedha amerikane ka humbur sërish në tregun e brendshëm
Home
Ekonomi

Leku forcon pozitat në këmbim me euron dhe dollarin / Monedha amerikane ka humbur sërish në tregun e brendshëm

15 March, 2018 k.autor Ekonomi

Në tregun e këmbimit valutor, leku ka vijuar të forcojë pozitat këtë javë në këmbim me euron dhe dollarin amerikan.

Monedha e gjelbër amerikane dhe ajo e përbashkët europiane kanë humbur sërish pikë të enjten, në tregun e brendshëm valutor, duke shënuar nivelet më të ulëta në këto tre vitet e fundit, por brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të enjten dollari amerikan u këmbye me 106.70 lekë ose 0.32 lekë më pak se një ditë më parë dhe euro ka humbur 0.26 lekë duke u këmbyer në kuotën e 131.57 lekëve.

Këmbimi valutor vendas vazhdon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe kërkesë oferta vazhdon të orientojë pozitat e këmbimit. Por sipas aktorëve të tregut, forcimi i pozitave të lekut ka ardhur edhe si rezultat i masave që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë për deeurozimin.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se dobësim i euros favorizon kreditoret që kanë marrë hua në këtë valutë, ndërsa sugjerojnë një orientim më të mirë të përdorimit të valutës në raport me lekun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Superiorja te Kategoria e Dytë, ja kur do të luhen sfidat e kësaj jave (FOTO)
Previous article Putin i përgjigjet me hakmarrje Britanisë, pas dëbimit të diplomatëve rusë premton se…

k.autor

Postime të ngjashme

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT