• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LEKË DHE VRASJE”/ Krimet MAKABRE për “llogari të parasë”. Nga ekzekutimi i gruas për pensionin tek shoku që…
Home
Breaking News

“LEKË DHE VRASJE”/ Krimet MAKABRE për “llogari të parasë”. Nga ekzekutimi i gruas për pensionin tek shoku që…

13 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Numri i vrasjeve në Shqipëri është rritur e megjithatë ato rëndojnë shumë kur motivet banale degradojnë në armë dhe thika.

Vetëm para dy netësh, një 30 vjeçar u vra miku i tij për për lekë borxh. Fatkeqësisht rastet ku paraja ka nxjerrë viktima e kriminelë nuk janë të pakta.

Kujtojmë tregtarin e perdeve, i cili u shpall fillimisht i zhdukur ndonëse më vonë rezultoi se shoku i tij i ngushtë (që po i ofronte ndihmë familjes së tij) e kishte vrarë.

Çfarë ndodhi dy netë më parë:

Holti Hajdari u grabit dhe qëllua për vdekje në banesën e tij. Ngjarja e rënda u shënuan në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes në zonën e Yzberishtit.

Ka dyshime se autori një 25-vjeçar me iniciale M.Sh. u përlesh me viktimën për ti marrë paratë që i kishte sjellë i ati nga Greqia.

Vrau shokun e ngushtë se nuk i dha lekët për makinën

“Fabjoni më tha se lekët i kishte, por nuk donte të m’i jepte”. Kështu rrëfehu në sallën e gjyqit i riu Mario Ribaj, i cili pak ditë më parë vrau shokun e tij të ngushtë për një shumë lekësh që ky pretendonte që viktima t’i kthente për makinën. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vranisht ë Vlorës.

Autori i kishte borxh viktimës 1500 lekë të hashashit

Vrasja në Elbasan  ndodhi pas debatit për lekët e tri dozave me hashash.  Saimir Muça, i akuzuar për vrasjen me thikë të Klodian Lumanit, 26 vjeç.

Sipas Policisë, krimi u shënua në kohën kur Lumani kishte shkuar të takonte Saimirin, të cilin e kishte shok dhe të dy i lidhte shitja dhe konsumimi i lëndës narkotike e llojit Cannabis sativa. Nga të afërm të viktimës mësohet se mes tij dhe autorit të krimit kishte lindur një debat për një borxh që Muça i kishte atij. Bëhet fjalë për një borxh prej 1500 lekësh të rinj që autori i kishte viktimës si pasojë e blerjes së “mallit” nga ky i fundit.

Shkodër, 69 vjeçari vret gruan se i kërkonte lekët e pensionit

Bashkim Teli, 69-vjeçari që vrau gruan e tij të dytë, Suzana Shemunin. Pas arrestimin, Teli i i ndodhur ne seancë Teli ka shfaqur çrregullime teksa dëshmonte. Ai ka thënë se e ka vrarë gruan e tij sepse ajo i kërkonte shpesh herë llogari për pensionin.

“Donte të dinte se ku i shpenzoja paratë dhe i donte ajo për vete. Disa herë ia kam dhënë, ndërsa këtë herë nuk doja t;ja jepja. Ajo u nervozua dhe filloi të ngrinte zërin. Me pas na humbi kontrolli dhe e qëllova. Kuptova pas pak se kishte humbur jetën dhe dola nga banesa”,- dëshmoi ai.

Si tregtari e vrau shokun për 2.6 mln lek

Miqësia e prishur mes dy shokëve fëmijërie nga Peqini përfundoi tragjikisht.Ata  së bashku kishin vajtur të tregtonin perde në veri të vendit.

Përgjigja e analizave të ADN-së ka konfirmuar se gjaku i gjetur në makinën që udhëtonin bashkë i përket Fation Fejzillarit, 30-vjeçarit të zhdukur që prej 29 Prillit 2018.

‘Gjetën gjak në makinën e Fationit. Tek dera e prapme dhe tek kukulla e xhamit tek pasqyra, gjaku është i Fationit’, thotë nëna e tij.

I dyshuari kryesor, tashmë i arrestuar, është shoku i tij i ngushtë Aleksandër Fadili, i cili e mohon autorësinë e krimit.

Ai nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë për gjetjen e trupit. Pavarësisht se provat për implikimin e tij në vrasje janë të shumta. Ndërsa familjarët e viktimës ende shpresojnë dhe apelojnë për ndihmë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Beteja është me lajmet e rreme
Previous article ICARDI "NDEZ" KLASIKEN/ Një ndeshje Brazil-Argjentinë nuk është asnjëherë...

F.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT