• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEJUAN KULTIVIMIN E KANABISIT/ Pezullohen nga detyra 5 efektivë në Shkodër (EMRAT)
Home
Breaking News

LEJUAN KULTIVIMIN E KANABISIT/ Pezullohen nga detyra 5 efektivë në Shkodër (EMRAT)

13 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pesë punonjës policie janë pezulluar nga Policia e Shkodrës pasi kanë shpërdoruar detyrën. Në vitin 2021, efektivët e policisë pas kontrollit të territorit të fshatrave Curak dhe Shkozë, në Pukë, kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara, ndërkohë që disa ditë më pas, në këto zona janë gjetur të kultivuara 4000 bimë kanabis.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar për ta masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në 48 orët e fundit janë pezulluar nga detyra 8 efektivë. Përveç policëve të Shkodrës, një ditë më parë 3 policë u pezulluan në Vlorë, pasi u gjetën rreth 5 mijë bime kanabisi të kultivuara në një parcelë me misër në fshatin Bishan.

Pezullimi i policëve është përshëndetur edhe nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit do të vazhdojë.

“Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan Balla.

Të pezulluar nga detyra

Komisari Edmond Pepkolaj, ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë, aktualisht me detyrë shef i Seksionit për Arkivën Kriminale dhe Cilësinë e Informacionit në Shkodër
Inspektori Alfred Ndoj
Zamir Mehaj oficer i Patrullës së Përgjithshme në Pukë
Petrit Florini ndihmësspecialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale
Fatmir Alia oficer i Patrullës së Përgjithshme në Pukë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO FUSTE NË SHQIPËRI MALLRA KONTRABANDË/ Pranga shoferit të furgonit në Muriqan
Previous article PAS ASAMBLESË SË KiE/ Basha i kthehet turit të takimeve, dëgjesa me qytetarët në Lushnjë

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT