• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Lehtësira në tatimin e bizneseve të vogla, zyra të posaçme informimi
Home
Sociale

Lehtësira në tatimin e bizneseve të vogla, zyra të posaçme informimi

11 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Regjistrimi i bizneseve të vogla me qarkullim parash mbi 2 milionë lekë në skemën e TVSHsë do të shoqërohet me lehtësira.

Kështu, duke nisur nga 1 prilli, kur hyn në fuqi kjo nismë, e vetmja gjë për të cilën s’do të mund të ankohen bizneset, do të jetë informimi. Sportele të dedikuara do të ngrihen në të gjitha zyrat e shërbimit të tatimpaguesve, për të ofruar asistencë dhe informacion në çdo kohë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Arben Ahmetaj, teksa shfrytëzoi këtë të shtunë për të inspektuar Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në qytetin juglindor të Korçës. “Për bizneset e vogla që do të përfshihen në skemën e deklarimit të TVSH-së, një sportel i dedikuar asistence, informimi dhe trajnimi në Korçë dhe në çdo zyrë të shërbimit të tatimpaguesve, në të gjithë Shqipërinë”. Përveçse, do të përfshihen në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, bizneset e vogla kanë po ashtu detyrimin që brenda këtij muaji të kenë bërë inventarizimin e mallit të mbetur stok, në vlerë dhe sasi.

REFORMA

Gjatë inspektimit, Ahmetaj vuri theksin edhe te reforma e derregullimit dhe efektet që ajo ka sjellë. Përgjatë një muaji, sipas tij, gjenerohen online mbi 1200 vërtetime në muaj. Nëse kjo praktikë do të vijonte me metodën e vjetër, pra, dokumentacioni do të tërhiqej dorazi, pritja dhe radhët, që do të krijoheshin nga biznesi, do të ishin një problem më vete.

“Mbi 1200 vërtetime në muaj, që më parë ofroheshin vetëm të printuara në letër, tani falë reformës së derregullimit, gjenerohen lehtësisht online përmes platformës e-Albania. Numri i veprimeve në sportel është ulur nga 1200 në vetëm 200 në muaj”, tha Ahmetaj, i cili shtoi po ashtu se kjo reformë e ndërmarrë prek çdo qytetar dhe sipërmarrje.

“Ato shërbime që ne kemi vlerësuar, kanë filluar të japin rezultat të prekshëm në terren”, tha më tej kreu i Financave. Në lidhje me detyrimet e papaguara të bizneseve, një shqetësim ky i ngritur edhe nga punonjësit e Tatimeve në drejtorinë e Korçës, Ahmetaj udhëzoi këshillimin e tyre për të bërë të mundur likuidimin e pagesave të prapambetura.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kokaina e kapur në Durrës, Berisha: Xhafaj thikë pas shpine Ramës dhe vëllait të tij
Previous article Inter – Napoli, formacionet

Ina.Autor

Postime të ngjashme

U PËRJASHTUA NGA GARA E PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë Aktualitet

U PËRJASHTUA NGA GARA E PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

TENTUAN TË KALONIN KUFIRIN/ Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det pranë Vlorës Aktualitet

TENTUAN TË KALONIN KUFIRIN/ Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det pranë Vlorës

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT