• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 February, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

2 February, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LEGALIZIMET/ EMRAT e pronarëve që përfitojnë 1.2 milionë euro kompensim
Home
Ekonomi

LEGALIZIMET/ EMRAT e pronarëve që përfitojnë 1.2 milionë euro kompensim

13 July, 2019 k.autor Ekonomi

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi dje se më datë 12 korrik 2019 ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 80 kërkesa të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Për 80 kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar.

Kështu, 80 kërkesat e miratuara, përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa është në vlerën totale prej 142.082.563,48 lekë, shumë e barabartë me më se 1.16 milionë euro.

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRITUR DHE E VESHUR ME TË KUQE SI MAMI XHENSILA/ Festë e dytë madhështore në ambjentin luksoz për Ajkën (FOTO)
Previous article KRIZA NË VENEZUELË/ Qeveria dhe opozita arrijnë marrëveshje për dialog. Norvegjezët ndërmjetësues

k.autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve Breaking News

ZYRTARE/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

SHITJET E ENERGJISË/ KESH fitoi gati 15 milionë euro gjatë janarit Ekonomi

SHITJET E ENERGJISË/ KESH fitoi gati 15 milionë euro gjatë janarit

ZYRTARE NGA BORDI/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina Breaking News

ZYRTARE NGA BORDI/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

Facebook Comments

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother” Blog

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother”

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother Blog

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë Blog

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor Blog

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore Blog

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT