• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Le Monde: Dështimi i administratës Trump për “Jeruzalemin”
Home
Nderkombetare

Le Monde: Dështimi i administratës Trump për “Jeruzalemin”

24 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Me një maxhorancë të madhe, OKB dënoi të enjten vendimin e Presidentit të SHBA-së për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Presioni i fundit diplomatik nga Donald Trump dhe përfaqësueses së tij në OKB, Nikki Haley, nuk ishte i mjaftueshëm.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi më 21 dhjetor një rezolutë për statusin e Jeruzalemit, të sponsorizuar nga Turqia dhe Jemeni, me 128 vota pro, 35 abstenime dhe 9 vota kundër.

Statusi është i bazuar gjerësisht në një draft të prezantuar të hënën në Këshillin e Sigurisë, i cili pa dyshim dënon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga presidenti amerikan.

Rezoluta, e cila përfshin një seri rezolutash të Këshillit të Sigurisë për Jeruzalemin dhe thekson natyrën e paligjshme të pushtimit të pjesës lindore të Qytetit të Shenjtë nga ana e Izraelit, u mbështet nga dy të tretat e vendeve anëtare, përfshirë Francën dhe Britaninë, partnerët tradicionalë të SHBA-së, Kinën, Rusinë, Shqipërinë dhe të gjitha vendet e botës arabe.

Para këtij takimi, Trump u përpoq të frikësonte me kërcënimin se do të ndërpriste ndihmën financiare të SHBA-së për vendet që do mbështesnin rezolutën e re.

Ky mesazh u përcoll nga ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley përmes një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme ku ajo mbrojti vendimin e Uashingtonit për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë ditën kur u vunë në shënjestrën e Asamblesë së Përgjithshme vetëm se ushtroi të drejtën e saj sovrane. Ne do të kujtojmë kur të na kërkojnë përsëri që të jemi kontribuuesit kryesorë për Oraganizatën e Kombeve të Bashkuara” tha Haley në fjalimin e saj.

Sidoqoftë miratimi i rezolutës shënon një dështim për administratën Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vjen goli më i pabesueshëm/ Neymar, a je në rregull?!
Previous article Aksident i rëndë në Shkodër, 72-vjeçari me motor përplas biçikletën, 3 të plagosur

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT