• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARGOHEN KËSHILLTARËT E OPOZITËS/ Veliaj: Luli dhe Jorida e sabotuan për zyra shkollën e fëmijëve të Njësisë 8
Home
Shqipëri

LARGOHEN KËSHILLTARËT E OPOZITËS/ Veliaj: Luli dhe Jorida e sabotuan për zyra shkollën e fëmijëve të Njësisë 8

27 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Edhe sot, këshilltarët e opozitës e braktisën mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku pritej të miratoheshin disa projektvendime për qytetarët e Tiranës. Mes tyre ishte edhe vendimi që rihap një shkollë në Njësinë 8, të cilës administrata e kaluar e Bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku, të dy banorë të kësaj njësie, i kishte ndryshuar destinacionin, duke e kthyer në zyra për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i zhgënjyer që këshilltarët e opozitës e braktisën mbledhjen, pikërisht duke mos votuar as për kthimin e kësaj shkollë për fëmijët e Njësisë 8.

“Njësia 8 i ka dhënë mandatin e kaluar edhe për kryetar, edhe për nënkryetar të Bashkisë, Lulit dhe Joridës. Por, prona te Medreseja, ku sot ka zyrat UKT-ja, në fakt në versionin e vet origjinal ka qenë shkollë. Saliu, ngaqë i falimentoi të gjitha kompanitë, filloi t’i degdiste nëpër bashki dhe Bashkia i çoi zyrat e UKT-së në një shkollë, te Medreseja për njësinë 8. Ne sot duam të marrim vendimin për ta çuar UKT-në te inkubatori i biznesit dhe të lirojmë një shkollë për Njësinë 8. Kush është oligark, kalamajtë e Njësisë 8? Si do shkojë Luli dhe Jorida te Njësia 8 e t’u thonë banorëve: Mirë, kur ishim kryetar dhe nënkryetar të bashkisë s’bëmë asnjë punë, por tani s’duam ta votojmë këtë vendim, që t’u kthejmë shkollën fëmijëve tuaj? Unë ju garantoj për një gjë: Në qershor, jo vetëm do fitojmë bindshëm bashkinë, por do kemi shumicë absolute për të vendosur për qytetin e Tiranës sepse njerëzit i pane kush janë këta. Për një çikë “shoë” janë gati të përshtyjnë gjithçka. Ka një problem, po përshtyve shumë lart të bie fytyrë. Nuk mund të pështyhet gjithçka, sidomos punë që janë nisur dhe s’po bitiseshin në mandatin e tyre”, tha Veliaj.

Teksa shprehu bindjen për një fitore absolute në Tiranë qershorin e ardhshëm, Veliaj nënvizoi se Basha dhe Tabaku u mohuan për shumë vite fëmijëve të Njësisë 8 që të studionin në një shkollë ku bëhet mësim me një turn. “Si do kenë fytyrë te shtëpia e tyre dhe e prindërve të tyre, si Luli, si Jorida, të kthehen te Njësia 8 dhe të thonë: Ikëm, e bojkotuam vendimin që e çliron godinën, u mohuam kalamajve të Njësisë 8 shkollën me një turn. Si do kenë fytyrë, do shkojnë nesër të kërkojnë votat?”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEGJENDA E CITYT/ Kapiteni Kompany ndihmon të pastrehëve në Mançester
Previous article BLOGERJA ME FAMË BOTËRORE I FLET TË BIRIT SHQIP/ Publikon videon që nuk duhet humbur

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT