Gazetari i mirënjohur sportiv, Saimir Demi është përcjellë mesditën e së hënës (24 mars) në banesën e fundit.
Qindra njerëz, vërshuan drejt hollit të Radio Televizionit Shqiptar për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit profesionist, prindit, bashkëshortit të mirë, shokut e mikut që si pakkush gëzonte respektin e të gjithëve.
Emri i mirë dhe puna e ndershme, ishin pasuria më e madhe që do të kujtohet në breza dhe do të shërbejë si një shembull frymëzimi për gazetarët e rinj.


