• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LAJTHITJA E PRESIDENTIT”/ Pas thirrjes së ambasadorit Soreca, reagon Meta: Pas pak fillojmë me…
Home
Politikë

“LAJTHITJA E PRESIDENTIT”/ Pas thirrjes së ambasadorit Soreca, reagon Meta: Pas pak fillojmë me…

3 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Presidenti vijon breshërinë e akuzave kundër kryeministrit Rama për Reformën në Drejtësi. Meta duke ironizuar kreun e qeverisë shpjegon sipas tij se ku është bazuar ajo që ai e cilëson si ‘Ramaforma’.” Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias. Po Ramaforma ku bazohet?!! Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias. Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist” shkruan ai.  Por Meta nuk e mbyll me kaq, teksa shkruan se do të vijojë me një cikël të gjatë, shpjegues dhe çtensionues duke premtuar të tjera statuse në faqen e tij në Facebook.

“Refleksione” mbi Ramaformat (Drejtësia e para). Reforma në Drejtësi me të drejtë u vlerësua nga mbi 90% e qytetarëve si domosdoshmëri ulëritëse për t’i dhënë fund korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe për të rritur besimin te sundimi i ligjit. Shumë misione ekspertësh ndërkombëtarë u angazhuan dy vite para miratimit të saj në Kuvend dhe shumë programe financimi vazhdojnë edhe sot. Por baza e konsensusit të arritur ishin vetëm rekomandimet e Komisionit të Venecias, që është institucioni më prestigjioz në Europë dhe i pranuar nga të gjitha palët, brenda vendit por dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Për këtë Reformë u angazhuan profesorët më të mirë të Europës në të drejtën kushtetuese, të cilët bënë një punë të shkëlqyer për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur nga politika. Profesionalizmi dhe paanësia e tyre garantoi konsensusin historik me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtshme. Pra Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias.

Po Ramaforma ku bazohet?!! Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias. Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist. Ju të gjithë e dini arritjen më të freskët të Ramaformës në Drejtësi, pikërisht momentin kur Kolegji Zgjedhor duke shqyrtuar hallin e Idajetit trukoi se kishte rrëzuar Dekretin e Presidentit. Pas pak fillojmë me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë në Ramaformë. Ky do të jetë një cikël i gjatë, shpjegues dhe çtensionues. Pasi të përfundojmë me Ramaformën në Drejtësi, do vijojmë me Ramaformat në të gjitha fushat e jetës. Falëminderit për durimin tuaj” shkruan Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LAJTHITJA E PRESIDENTIT"/ Spiropali-Metës: Baba Xhikja na la, i del drejtësia edhe në gjumë
Previous article E FUNDIT/ KE rrëzon kërkesën e Holandës për kthimin e vizave për Shqipërinë

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT