• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LAJTHITJA E PRESIDENTIT”/ Pas Metës edhe Manjani sulmon ndërkombëtarët: Që ta mbledhë mendjen Soreca e të tjerët, ja çfarë duhet
Home
Politikë

“LAJTHITJA E PRESIDENTIT”/ Pas Metës edhe Manjani sulmon ndërkombëtarët: Që ta mbledhë mendjen Soreca e të tjerët, ja çfarë duhet

3 July, 2019 k.autor Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e Ambasadorit të BE, Luigi Soreca ku ky i fundit kërkonte që palët politike të ulen në dialog dhe jo të hyjnë në tre palë zgjedhje siç kërkon presidenti Meta.

Manjani shkruan se “që ta mbledhë mendjen Soreca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!”  Sipas Manjanit zgjedhjet Parlamentare janë fillimi i zgjidhjes së çdo gjëje tjetër. Kujotjmë se në lidhje me deklaratën e Sorecës ka reaguar edhe Meta i cili i ka drejtuar 10 pyetje Sorecës. Kreu i shtetit shprehet se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e tij për delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

Reagimi i plotë:

“Që ta mbledhë mendjen Soreca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!  Kushtetuta është një dokument në letër që nuk legalizon dot asgjë nga ky realitet ku gjendet Shqipëria. Nuk po i hyj fare analizës se kush e ka fajin, por ky është fakt.Krejt i lexueshëm nga të gjithë, përfshi edhe ata që s’dinë të lexojnë. Organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme.  Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm. Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe jo autokratik e monopartiak. Ndaj detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik. Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjeshjesh parlamentare asgjë tjetër.  Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik profesor Artan Fuga.  Zgjedhjet parlamentare janë fillimi i zgjidhjet se çdo gjëje tjetër. Kjo Shqipëri nuk është gati t’i bashkngjitet Europës, megjithë dashamirësinë e Mogherinit që po na lë shëndenë… Zgjedhjet parlamentare, ku populli shqiptar të ketë mundësinë të zgjidhë krizën.  Populli shqiptar e meriton ta ketë këtë mundësi, njësoj si populli Italian, Austriak, Spanjoll, Danez e madje eshe si popullo Serb, Maqedonas e Grek. Të gjithë këto popuj vendosin për parlamentin e qeverinë që duan. Pse jo Shqiptarët?! Kjo është çështja! Të tjerat janë pallavra”, shkruan Manjani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE BOTA PËR MUA"/ Marina bën urimin plot dashuri për ditëlindjen e Getit (FOTO)
Previous article VIZAT/ Refuzimi i KE ndaj Holandës për Shqipërinë, Soreca: Koha të ecim përpara

k.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT