• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LAJTHITJA E PRESIDENTIT”/ Ndoka: Opozita të heqë komplekset me ndërkombëtarët në të kundërt të fillojë “Epoka e gurit”
Home
Politikë

“LAJTHITJA E PRESIDENTIT”/ Ndoka: Opozita të heqë komplekset me ndërkombëtarët në të kundërt të fillojë “Epoka e gurit”

3 July, 2019 k.autor Politikë

Qesharakë, ngatërrestar, lojë ambasadash’. Këto ishin disa nga fjalët me të cilat kreu i shtetit Ilir Meta ‘sulmoi’ diplomatët e huaj në Shqipëri. Pas këtyre deklaratave, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka i është drejtuar opozitës duke i thënë se duhet të çlirohen nga komplekset në raport me ndërkombëtarët.

“Çdo zë ndërkombëtar, që mbështeti direkt apo në mënyrë të tërthortë datën 30 Qershor, pas Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, duhet hetuar “burimi” dhe koherenca e lajmit. Kushtetuta e Shqipërisë është funksionale, e detyrueshme dhe pikë referimi ligjore e diplomatike për të gjithë.Opozita duhet të çlirohet nga komplekset në raport me ndërkombëtarët. Edi Rama ka bërë lojë të “pisët” në raport me to. Është detyrë e Opozitës t’i bëjë publike rastet dhe t’i denoncojë ato tek Kancelaritë përkatëse.”– tha Ndoka.

Sipas tij opozita ka detyrë, që të mbrojë Kushtetutën dhe sistemin, në të kundërt duhet të shpallet “falimentimi” dhe të fillojë “Epoka e gurit”.

Postimi i plotë:

30 Qershori e thelloi krizën dhe e zhyti Ramën në krim zgjedhor!
Opozita të mbrojë Republikën, reforma në Drejtësi prioritet!

Dekreti i Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve është detyrim Kushtetues.
Çdo Institucion, çdo drejtues duke filluar nga KM, KQZ, Policia e Shtetit, Bashkitë, Ministria e Brendshme duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore kurdo që të çlirohet shteti ligjor nga pushteti kriminal.

Çdo zë ndërkombëtar, që mbështeti direkt apo në mënyrë të tërthortë datën 30 Qershor, pas Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, duhet hetuar “burimi” dhe koherenca e lajmit. Kushtetuta e Shqipërisë është funksionale, e detyrueshme dhe pikë referimi ligjore e diplomatike për të gjithë.

Opozita duhet të çlirohet nga komplekset në raport me ndërkombëtarët. Edi Rama ka bërë lojë të “pisët” në raport me to. Është detyrë e Opozitës t’i bëjë publike rastet dhe t’i denoncojë ato tek Kancelaritë përkatëse.

Opozita duhet të ndalojë me mjete ligjore, diplomatike dhe qëndresë të ashpër ndaj zbatimit të produktit kriminal antikushtetues të 30 Qershorit.

Nëse pati një 30 Qershor të qetë, kemi të drejtën ligjore, kushtetuese, morale dhe të drejtën e Zotit për t’i dalë zot vendit nga banda në pushtet, jo më me qetësi!

Edi Rama, ministrat e tij, deputet dhe drejtues të policisë kanë kryer krim elektoral dhe janë kapur nga drejtësia për këtë, me prova legale të bëra publike nga mediat ndërkombëtare.

Edi Rama më 30 Qershor në kushtet e një grushti shteti institucional, organizoi votime në të gjithë vendin.

Është detyrë e Opozitës të mbrojë Kushtetutën dhe sistemin, në të kundërt të shpallim “falimentimin” dhe të fillojë “Epoka e gurit” !

Presidenti ka folur qartë dhe prerazi, është detyrë e Opozitës të flasë, të vendosë dhe të veprojë për të ruajtur Republikën!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘PO TË KISHA SOT MUNDËSI, NUK DO E ZGJIDHJA"/ Rezarta habit me rrëfimin e saj (FOTO)
Previous article PS-ja "TËRMET" NË GJITHË SHQIPËRINË/ Rritje "FRIKSHME" e votave nga 2015. Nga 402 mijë ka arritur në 563 mijë vota (SHIFRAT)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT