Presidenti i vendit Ilir Meta bashke me miremengjesin per shqiptaret, ka dhene sot nje sqarim lidhur me ate qe permendi nje dite me pare, teksa reformen ne drejtesi e quajti ramaforme.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta shkruan se pergjigjja se cfare ehste Ramaforma eshte e thjeshte: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Postimi i Metës:
Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.


