Kreu i PD-së Lulzim Basha nis sot turin e takimeve me qytetarët dhe stukturat e partisë në qarqet e vendit.
‘Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës. Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejen tonë të përbashkët, ndryshimin e madh. Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës’, bën të ditur kryetari i PD në Malësinë e Madhe Anton Kokaj.
Por takimet do të vijojnë. Në orën 19:00 kreu i PD-së do të mbajë takime edhe në Shkodër. Ndërsa në 20:00 do mbledhë strukturat e PD dhe qytetarët në Vaun e Dejës.
3 ditë më parë kreu i demokratëve në mbledhjen e strukturat e partisë theksoi se s’ka ulje në tavolinë me Ramën dhe do vijojnë me protestat. Sipas tij në selinë blu gjatë verës nuk do të ketë pushime.