• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LAJMIN JA DHA DJALI…”/ Vëllai tregon momentin kur Fredi Beleri mori vesh që ishte zgjedhur kryebashkiak i Himarës
Home
Politikë

“LAJMIN JA DHA DJALI…”/ Vëllai tregon momentin kur Fredi Beleri mori vesh që ishte zgjedhur kryebashkiak i Himarës

25 May, 2023 s.autor Politikë

Fredi Beleri e ka marrë vesh vetëm ditën e djeshme që është shpallur fitues i zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Himarës. Këtë detaj e ka bërë me dije vëllai i tij, Leonardo Beleri. Ky i fundit akuzon kryeministrin dhe Policinë e Shtetit se donin ta fusnin në kurth Fredin.

Sipas Leonardos, vëllai i tij po telefonohej 30 ditë nga i njëjti person që po përpiqej ta fuste në kurth për blerjen dhe shitjen e votave. Sipas tij, edhe pse kuadri ligjor në Shqipëri ka ndryshuar, ende nuk respektohet, pasi gjyqi nuk u zhvillua me dyer të hapura.

“Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, Rama kishte marrë përsipër fushatën e kundërshtarit të vëllait tim, ai u mbështet nga deputetët e Partisë Socialiste. Rama nuk tha se çfarë do të bëjmë për Himarën, por se nuk do linte vëllanë tim të fitonte,”- u shpreh Leonardo Beleri për mediat greke.

I pyetur për situatën në të cilën ndodhet Beleri, i vëllai i tij tha se është shumë mirë psikologjikisht. Sipas tij, Fredi e di shumë mirë se çfarë bën dhe kujt i shërben.

“Në vitin 2015, Fred Beleri mori vendimin për t’u rikthyer në Himarë. Që kur shkoi atje ai u persekutua nga autoritetet shqiptare. Ajo që po ndodh nuk është diçka e veçantë për të. Për himariotët është ndryshe. Përveç Fredit, edhe të tjerë janë çdo ditë nën presionin e regjimit të Ramës. Arsyeja është një: Himara është Riviera e Shqipërisë pasi ka plazhet më të mira, është përballë Korfuzit,”-tregon ai.

Por, ai zbuloi gjithashtu se, Beleri vetëm dje e ka pasur një telefonatë me djalin e tij. Ky i fundit i dha lajmin e mirë për fitoren e Himarës.

Kujtojmë se, dy ditë më parë, GJKKO la në “Arrest me burg” Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Shehu ankohet për zgjedhjen e Bardhit si kreu i grupit të PD: Turp i botës! Bashkëpunoni me ata që…
Previous article "TROFEU MBETET ZIKALTËR..."/ Mediat italiane duartrokasin Interin

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT