Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Basha nga Koretini i Kamenicës, ku pesë persona anëtarë të një familje kanë humbur jetën nga Covid-19.
Një humbje e tillë ka shkaktuar dhimje të madhë tek të afërmit. Zyrafete Basha përmes një postimi në ‘facebook’ ka kujtuar pesë familjarët që i humbi nga ky virus, duke thënë se humbja e tyre është një sprovë e madhe.
“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne”, ka shkruar ajo.


