Gjithkush e di që Ilir Meta bën shumë gabime, por jo dy herë të njëjtin. Ky është një lajm i mirë.
Pasi u bë pishman për miratimin e reformës në drejtësi, Meta po bën çmos që të mos lejojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Arsyeja? Vendimin e parë që pritet të shqyrtojë kjo gjykatë, është ai shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Por as letra që i ka nisur në mëngjes deputetëve dhe as akrobacia proceduriale që po përdor për emërimin e anëtarëve të rinj, nuk e shpëtojnë dot.
Lajmi i keq për Ilir Metën është se me gjithë përpjekjet e lavdërueshme, nuk mund ta bllokojë dot, ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
/Marrë nga Alfred Peza blogu personal