Te shtena me arme zjarri jane degjuar pak minuta me pare ne zonen e Don Bosko ne Tirane.
Ne vendngjarje ka shkuar menjehere policia dhe pas kontrollit te zones jane gjetur vetem disa gezhoja, ndersa nga dyshimet e para mendohet se eshte qelluar ne ajer.
Policia u njoftua nga banoret per te shtenat, ndersa sipas raportimeve te para mesohet se policia ka identifikuar edhe autoret qe kane qelluar.
“Panorama” meson se pas nje konfliki mes dy personave, njeri prej tyre ka qelluar me arme ne ajer.


