Sali Berisha njoftoi të enjten në mbrëmje se në 20 Dhjetor do të ketë një protestë kombëtare nën drejtimin e tij.
Ai tha se kjo protestë ka në fokus kundërshtimin e Ballkanit të Hapur dhe vjedhjen qeveritare.
Berisha nuk pranoi të komentonte nëse protesta do të kishte në fokus edhe Lulzim Bashën, apo nëse do të ndalej tek selia e PD.
“Revolucioni së pari ka në fokus vjedhjen kombëtare, kundër skenarëve armiqësorë” – tha Berisha.


