• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Lajm i mirë për shqiptarët që do të kalojnë festat jashtë vendit
Home
Ekonomi

Lajm i mirë për shqiptarët që do të kalojnë festat jashtë vendit

20 December, 2017 g.autor Ekonomi

Monedha e përbashkët ka vijuar rënien në tregun vendas edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 133.13 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që nga ditët e fundit të muajit gusht.

Aktorët e tregut pohojnë se rënia lidhet me efekte sezonale, ashtu siç ndodh gjithmonë në fund të vitit. Ardhjet e emigrantëve rrisin ofertën për valutë në treg, duke bërë që euro të humbë pikë ndaj monedhës vendase.

Një tjetër faktor, sipas ekspertëve lidhet me faktin që këtë vit, tregtarët i kanë bërë blerjet e fundvitit që në muajin nëntor, çka ka bërë që në dhjetor të mos ketë kërkesë të lartë për valutë.

Afrimi i datës 20, si çdo muaj shoqërohet dhe me rritje të këmbimeve të valutës me lekë nga kompanitë e huaja që veprojnë në Shqipëri, ose nga ato vendase që i marrin të ardhurat në lekë, të cilat nxitojnë që të bëjnë pagesat e sigurimeve shoqërore.

Tradicionalisht euro zhvlerësohet në tregun vendas deri në ditët e fundit të vitit, ndërsa janari shoqërohet me forcim të monedhës së përbashkët.

Me rënie të fortë është shoqëruar edhe dollari, i cili ka zbritur në 112.47 lekë, duke reflektuar faktin që monedha vendase është e fortë.

Për të gjithë ata që kanë vendosur të kalojnë festat e fundvitit jashtë, ky është një lajm i mirë, teksa me të njëjtën sasi lekësh do të marrin më shumë valutë, si euro ashtu dhe dollarë.

Lajm i mirë është dhe për kredimarrësit që e kanë huanë në valutë, si në lekë ashtu dhe dollarë.

Ndërsa i keq është lajmi për ata që paguhen në euro dhe do të duhet që t’i kthejnë eurot në lekë për të shpenzuar në tregun vendas, shkruan monitor.

Në ekonomi, zhvlerësimi i euros ndikon negativisht eksportuesit, por në kahun tjetër i bën importet më të lira, duke ndikuar në uljen e çmimeve. Qeveria gjithashtu do të ketë kosto më të ulët në shërbimin e borxhit të jashtëm./ monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eli Fara ndez rrjetin, ju shpall sfidë dhe super modeleve (Foto)
Previous article “Fati s’na eci”, historia e dhimbshme e familjes nga Vlora, po u shembet shtëpia mbi kokë (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT