• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Fati s’na eci”, historia e dhimbshme e familjes nga Vlora, po u shembet shtëpia mbi kokë (VIDEO)
Home
Sociale

“Fati s’na eci”, historia e dhimbshme e familjes nga Vlora, po u shembet shtëpia mbi kokë (VIDEO)

20 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Jeta e ka vënë përballë shumë sfidave 67-vjeçaren Vitori Çarçani nga Vlora. Gjithçka fillon në 2002, kur merr vesh lajmin se djali i saj Miklovani, kishte ndërruar jetë në Angli.

Ai kishte emigruar  për një jetë më të mirë dhe për t’i siguruar një shtëpi familjes, por ishte shkruar që mos të vinte më gjallë në shtëpi.

Që atëherë, zonja Vitori e ka patur shumë të vështirë të gjejë forcë për të ecur para. Megjithatë, gjeti mbështetjen e madhe te bashkëshorti dhe djali tjetër, Taulanti.

Por, pas 15 vitesh, nga stresi dhe depresioni, bashkëshorti Edmondi largohet nga jeta duke i lënë një boshllëk të madh zonjës Vitori dhe një peshë mbi supe, shtëpinë e rrënuar.

Vuajtjet për zonjën Vitori shtohen dhe më tej kur më 4 nëntor të 2017, ajo merr vesh lajmin se nusja e djalit Alketa, teksa po shkonte në punë përplaset nga dy të rinj me makinë dhe dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ku përfundon në gjendje kome.

Sot, zonja Vitori duhet të kujdeset për Alketën, djalin e saj të papunë Taulantin dhe tre fëmijët e djalit, Miklovanit, Eneas dhe Mateos.

Shtëpia ku jeton familja Çarçani nga Vlora është në kushte të mjerueshme.  Ish-magazinat e peshkut janë e vetmja strehë për këtë familje.

Pas përmbytjes gjithçka është shkatërruar dhe dhe nga momenti në moment atyre u rrezikohet jeta.

Tavani është shembur, çdo gjë që bie jashtë hyn brenda dhe muret mbajnë akoma erën e lagështisë.

Taulanti bën apel për një punë, qoftë edhe punë krahu, por më parë kërkon që shteti t’u mundësojë një banesë për të jetuar.

Alketa nuk mund të rrijë në spital gjithë kohën, por në kushtet në të cilat është shtëpia nuk mund kurrsesi të kthehet aty.

Zonja Vitori bën apel që kushdoqë mundet të ndihmojë me sado pak, e mbi të gjitha nga shteti do një strehë, pasi gjëja e vetme që ajo kërkon është që të kenë një vend të ngrohtë.

Për këdo që kontribon, në dizpozicion është vënë numri i llogarisë së zonjës Vitori, por dhe numri i saj i celularit.

Kontakto: +355698363675

LLOGARIA

Emri: Vitori Petro Carcani

Numri i llogarisë: 528002813

Numri IBAN: AL3920526788002813CLIDCLALLA

Emri i bankës: BKT

Swift Code: NCBAALTXXXX

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lajm i mirë për shqiptarët që do të kalojnë festat jashtë vendit
Previous article VIDEO/ Pema e Krishtlindjeve në Romë? Mos u bëni fare kurioz, qytetarët e krahasojnë me "furçe tualeti"

Redaktor2

Postime të ngjashme

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false Aktualitet

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT