Ikja nga kjo botë e doktorit mendjendritur Drini Dobi, për shkak të Covid-19, ka prekur të gjithë të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij të punës, mesazhet e të cilëve kanë qenë të shumta.
Pavarësisht se dr.Drini u dërgua në Itali për tu kuruar sepse që në fazat e para të infektimit kishte shfaqur simpotma të rënda, lajmi i trishtë mbërriti dje dhe i shkokoi të gjithë. Por, pa u bërë ende 24 orë nga ndarja nga jeta e dr.Drinit, një mjeke gjirokastrite është ndarë nga jeta.
Doktoreshë Flutura Hashorva ka humbur betejën me Covid-19 duke u larguar përgjithmonë nga kjo jetë. Dr.Hashorva është ndarë nga jeta dje, në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, spital të cilit i kushtoi 48 vite të jetës së saj.
Mjekja Flutura Hashorva, pneumologe, shërbeu fillimisht në pavionin e parë të pneumologjisë pranë QSUT. Në vitin 1983 u transferua në spitalin e mushkërive, ish-sanatoriumi e më pas pranë dispancerisë së Tiranës. Ajo dha kontributin e saj në luftën kundër virusi të tmershëm deri ditën që u infektua dhe vetë.


