• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË PËR ITALIANËT/ Qeveria heq detyrimin për maskat nga 28 qershori
Home
Nderkombetare

LAJM I MIRË PËR ITALIANËT/ Qeveria heq detyrimin për maskat nga 28 qershori

22 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Italia do ta heqë detyrimin për mbajtje të maskës në ambiente të jashtme, nisur nga 28 qershori. Qeveria tha se e mori vendimin pasi numri i rasteve me koronavirus dhe i shtrimeve në spital është në rënie.

Detyrimi për maska është vendosur qysh në tetor të vitit të kaluar, kur Italia po hynte në valën e dytë të koronavirusit dhe autoritetet po luftonin për të frenuar infeksionet në rritje.

“Nga 28 qershori, ne do ta lëmë pas nevojën për të mbajtur maska jashtë, në zonat e bardha”, tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nga kjo datë, e gjithë Italia pritet të shpallet zonë e bardhë, që nënkupton nivelin më të ulët të rrezikut nga koronavirusi.

Tash për tash, 19 nga 20 rajonet e Italisë janë të bardha. Vetëm zona veriore Valle d’Aosta është e verdhë.

Vendime të ngjashme për maskat kanë ndërmarrë edhe shtetet e tjera evropiane, të tilla si Franca dhe Spanja, përkundër shqetësimeve për përhapjen më të shpejtë të variantit Delta të koronavirusit.

Italia është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, ky vend ka regjistruar mbi 4.2 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 127,000 viktima.

Rreth 26% e italianëve janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ndërsa rreth 52% kanë marrë së paku një dozë të vaksinës./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME KOKË TË FASHUAR/ Djali i Hueyda El Saied përfundon në spital. Ja ARSYEJA (FOTO)
Previous article KOKAINË DHE LOJËRA FATI/ Arrestohen pronarët e një lokali në Tiranë, në kërkim vëllai i tyre

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT