• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LAJM I MIRE PER BIZNESET/ Ja vendimi i fundit i bashkisë se Tiranës
Home
Ekonomi

LAJM I MIRE PER BIZNESET/ Ja vendimi i fundit i bashkisë se Tiranës

6 April, 2022 F.autor Ekonomi

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’u vijë sërish në ndihmë bizneseve të vogla, të cilat janë prekur nga situata e krijuar prej luftës në Ukrainë, e cila ka prekur ekonominë e të gjitha vendeve të botës, duke sjellë lëvizje të çmimeve edhe në vende të vogla si Shqipëria.

Kështu bën të ditur Bashkia e Tiranës e cila njofton se Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore për në datën 20 maj 2022. Gjithashtu dhe shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 20 maj 2022.

Këshilli miratoi dhe shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të dytë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 31 korrik 2022.

Lajmin e mirë e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se ky është një lajm i mirëpritur për të gjitha bizneset.

“Më duket diçka e arsyeshme, edhe për faktin se me kostot e rritura të disa shpenzimeve, siç mund të jetë nafta apo shpenzime të tjera, i jep biznesit një muaj frymëmarrje, për të mos i vënë nën presion për të kapur afatet. Besoj se është lajm i mirëpritur nga të gjithë”, deklaroi Veliaj.

Kjo nuk është nisma e vetme që ndërmerr Bashkia e Tiranës në ndihmë të bizneseve. Gjatë pandemisë, Bashkia u erdhi në ndihmë duke shtyrë një pjesë të pagesave ose duke u falur disa të tjerë për periudhën kur ato kanë qëndruar mbyllur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SONDAZHI/ Francezët dhe gjermanët refuzojnë hyrjen e Shqipërisë në BE
Previous article PREZANTON NDRYSHIMET NE PS/ Gjiknuri: Jemi partia më demokratike, forca që ka ditur të adaptohet me...

F.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT