Viti i ri 2019 nis me rritje të pagave për rreth 65 mijë të punësuar.
Konkretisht në sistemin e shëndetësisë, do të ketë rritje page duke filluar nga 3 mujori i dytë i këtij viti prej 10 %.Në sektorin e Arsimit rritja do të jetë 7%. Me një rritje nga 5% – 7% do të përfitojnë sipas kategorive edhe ushtarakët.
Rritje do të kenë edhe punonjësit në sistemin penitenciar. Për herë të parë përfitojnë edhe diplomatët, paga e të cilëve do të rritet 20%.
Gjithashtu nga data 1 janar i këtij viti paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të rinj nga 24 mijë lekë, që ishte më parë.
Ndërkohë që me hyrjen në fuqi të Paketës Fiskale 2019, zgjerohet edhe kufiri i pagës që do të taksohet me 23%, nga 13 mijë lekë të rinj në 15 mijë lekë të rinj. Nëpërmjet kësaj mase të gjithë të punësuarit do të përfitojnë 2 mijë lekë më shumë.