• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË/ Nga vizita në Athinë, Rama siguron disa doza vaksine kundër COVID-19
Home
Politikë

LAJM I MIRË/ Nga vizita në Athinë, Rama siguron disa doza vaksine kundër COVID-19

8 January, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë,ku ka nisur takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe në vazhdim do të ketë një drekë në shtëpinë e homologut të tij tij grek Mitsotakis.

Mësohet se zoti Rama vjen në Athinë me një axhendë të gjerë bisedimesh dypalëshe,ku lufta kundër covid 19 dhe bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve tona,do të jenë kryeradha e saj.

Top channel ka mësuar se kryeministri Rama, ka siguruar një sasi vaksinash,të cilat Athina zyrtare do ja vërë vendit tonë për të mbështetur sadopak në luftën kundër covid.

Kjo ndihmë e Athinës konsiderohet jetike,pas refuzimit të vendeve europiane për të mbështetur vendet e Ballkanit perëndimor me vaksinat, çka ka krijuar jo pak “zemërim” prej këtyre të fundit, për mënyrën sesi Europa sheh dhe vlerëson vendet jo anëtare.

Por bisedimet mes Ramës dhe Dendias,do të fokusohen edhe në shportën e marrëdhënieve mes dy vendeve, të mbetura ende hapur, mbas delegimit të çështjes së detit në gjykatën e hagës.

Partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe traktati i ri i miqësisë mes vendeve tona në të cilën pala greke parashikon edhe heqjen e “relikës” së fundit që mban peng këto marrëdhënie, ose ligjit të luftës,është një tjetër temë bisedimesh.

Tirana zyrtare beson se pikërisht heqja e ligjit të luftës,do të çlirojë shumë energji pozitive në këto marrëdhënie.

Në vazhdim Rama do të drekojë me homologun e tij Mitsotakis,ku sipas burimeve të sigurta pranë palës greke,do t’i dërgojë këtij të fundit një mesazh nga presidenti turk Erdogan.

Mbas kësaj dreke,do të kuptohet, nëse Rama do të jetë “pëllumbi i bardhë” për një qasje të re mes Athinës dhe Ankarasë,apo do të mjaftohet me menynë me mezet mesdhetare të Mitsotakis,dhe pamjen spektakolare nga banesa e tij private në kodrën Lukabetus. Mbetët për tu parë…/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONI TË KRIJONI NJË LIDHJE? 10 pyetjet që duhet të bëni patjetër në takimin e parë, të cilat nuk duhet t'i harroni
Previous article E RËNDË NË ITALI/ Shpërthen spitali në Napoli, hapet një gropë gjigante në parkingun e tij (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT