Greqia duket se ka një bilanc jo shumë negativ përsa i përket shifrave të afektimit nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë viktima nga koronavirusi. Lajmin pozitiv e dha zëdhënësi i Minsitrisë së Shëndetësisë në vend, Sotiris Tsiodras.
Numri i viktimave mbetet në 130. Ndërkohë janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 2,506 numrin total të të infektuarve.
Tsiodras bëri të ditur gjithashtu se 47 pacientë janë të intubuar.


