• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË/ Manastirliu: Kontratë për 50 mijë vaksina Sputnik V, dozat e para mbërrijnë…
Home
Sociale

LAJM I MIRË/ Manastirliu: Kontratë për 50 mijë vaksina Sputnik V, dozat e para mbërrijnë…

14 April, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se Shqipëria ka siguruar 50 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik V. Në një intervistë për TV Klan, Manastirliu tha se falë marrëveshjes me distributorin “Human Vaccine”, brenda Prillit do të vijnë sasia e parë e këtyre vaksinave.

“Janë 50 mijë doza vaksine, të cilat vijnë sipas një kalendari të përcaktuar. Deri në fund të muajit Prill pritet të vijë një pjesë e këtyre vaksinave”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se Komiteti i Vaksinimit nuk ka nxjerrë asnjë efekt anësor të rëndë për këtë vaksinën dhe procesi ka vijuar normalisht.

“Deri tani në vendin tonë në vendin tonë nuk kemi patur problematika në administrimin e vaksinës apo efekteve, apo shkak-pasojë që mund të sjellin këto vaksina, kështu që ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha vaksinat dhe do të monitorojmë të gjitha proceset në një mbrojtje sa më efektive”.

E pyetur për procesin e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë thotë se me mbërritjen e dozave të tjera synohet që imunizimi i popullsisë të përfundojë më shpejt se pritshmëritë.

“Sa më shumë doza vaksine të vijnë, aq më shpejt do të vaksinohet dhe popullata dhe kjo padyshim është një ndër prioritetet tona sepse procesi i vaksinimit duhet të jetë i shpejtë, efektiv në mënyrë që popullata të mbrohet nga ky risk. Ne kemi arritur në mbi 280 mijë doza të vaksinave duke përfshirë këtu mbi 190 mijë vaksina për të moshuarit”.

Në vend procesi i vaksinimit ka zbritur tek grupmosha 60 vjeç me sëmundje kronike, ndërsa vijon paralelisht vaksinimi i kombinuar me grupet e rrezikuara. Deri në Maj objektivi është të kryhen 500 mijë vaksinime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FITORES NGA LAÇIT/ Shikoni festën e "çmendur" tek Vllaznia pas kualifikimit në finale (VIDEO)
Previous article SKANDAL/ Plas sherri në fundin e ndeshjes, Obanor godet me stil “kung-fu” futbollistin e Vllaznisë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT