• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË/ Greqia siguron vaksina edhe për minoritarët në Shqipëri, ja ku do vaksinohen
Home
Sociale

LAJM I MIRË/ Greqia siguron vaksina edhe për minoritarët në Shqipëri, ja ku do vaksinohen

28 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Vaksinat kanë mbërritur në Greqinë fqinje, ndërkohë që në vend ka nisur edhe vaksinimi i popullatës sipas një skeme të caktuar nga autoritetet përkatëse.

Mirëpo, mësohet se qeveria në këtë vend ka vendosur që edhe minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri, por janë pjesë e skemës së shërbimeve shëndetësore në shtetin fqinj, do të përfitojnë nga kjo vaksinë.

Në studion e lajmeve në “Tv Tema”, kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço konfirmoi këtë lajm dhe sqaroi se ata do të jenë të detyruar të paraqiten në Greqi, pasi kushtet e transportit të vaksinës janë specifike.

“Një pjesë e mirë e minoritarëve që përfitojnë nga sigurimet shëndetësore, do ta përfitojnë edhe ata vaksinën gjatë marsit. Do të paraqiten banorët brenda rregullave në Greqi, pasi kushtet në të cilat transportohet vaksina janë specifike. Jemi në kontakte të vazhdueshme për të parë si do të realizohet ky proces”, tha ai.

Ndërkohë, lidhur me situatën Covid në Bashkinë e Finiqit, Kiço tha se për shkak edhe të moshës së madhe mesatare të popullsisë së kësaj bashkie, është bërë e nevojshme një marrëveshje me spitalin e Sarandës si dhe me atë të Janinës.

“Kemi pasur mjaft raste edhe në Bashkinë e Finiqit. Duke e krahasuar edhe me periudhën e verës, Saranda ka pasur një numër të lartë të të sëmurëve me Covid. Në Bashkinë e Finiqit kemi pasur goxha raste, i kemi trajtuar. Kemi një marrëveshje me spitalin e Sarandës për një ambulancë. U gjendemi të gjithë banorëve të bashkisë së Finiqit, të cilët janë banorë të moshës së tretë që kanë nevojë. Kemi marrëveshje edhe me spitalet e Janinës dhe rastet që nuk mund të trajtoheshin këtu janë transportuar atje”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur me komisionerin e BE-së për çështjen e vaksinës së Covid-19.

“Fola në telefon me Komisionerin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi. Diskutuam në lidhje me zhvillimet rajonale me fokus në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë fushatën e vaksinimit të BE-së dhe bashkëpunimin për të trajtuar ndikimin e COVID-19”, theksoi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E VEÇANTË/ Kur qeni shpëton skuadrën nga rënia dhe gjen Kupën e Botës
Previous article FILLIMET E NOHJES ME LEDRI VULËN/ Sara Hoxha poston FOTON e kapur për dore me reperin

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT