88 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmin e mirë e ka brë me dije ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 88 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm,” shkruan Manastirliu në postimin e saj.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë e kanë fituar betejën 7397 persona.