Japonia do të hapë ambasadë vitin që vjen në Prishtinë. Lajmin e bëri të ditur vetë Zëvendëskryeministri. Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ku informon për letrën e Toshiko Abe, Ministre Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë dhe hapjen e ambasadës japoneze në Prishtinë
Postimi i Behgjet Pacollit
Hapja e ambasadës japoneze në Prishtinë, lajm i jashtëzakonshëm
Gjithmonë i lumtur kur pranoj letra që ri-theksojnë përkrahjen e fuqishme të vendeve nga të katër anët e botës.
Sot pranova urimet më të përzemërta nga znj. Toshiko Abe, Ministre Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku theksohet rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës.
Ministrja Abe e afirmon tutje diskutimin që kemi pasur bashkë, për hapjen e Ambasadës Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ri-theksuar atë çfarë kemi diskutuar bashkë, që hapja e Ambasadës do të shënoj një momentum të ri dhe të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve, edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendeve tona.
Japonia ka qenë dhe mbetët përkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik, dhe ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës këtij vendi.