• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAGJET E SHKATËRRUARA TË LEZHËS/ Pjerin Ndreu: Bashkia ka degraduar, të shkruajmë një histori të re
Home
Politikë

LAGJET E SHKATËRRUARA TË LEZHËS/ Pjerin Ndreu: Bashkia ka degraduar, të shkruajmë një histori të re

25 June, 2019 enxhi.autor Politikë

“Është një situatë skandaloze, në zemër të qytetit që nuk e gjen as në fshatin më të humbur të Shqipërisë”. Kështu e ka komentuar kandidati socialist për Kryebashkiak të Lezhës, Pjerin Ndreu, situatën me infrastrukturën e qytetit, ndërsa është ndalur me kameran e ERTV-së në një prej lagjeve qëndrore ku infrastruktura është në gjendje të rëndë. Në pamje tregohet lagjia qëndrore “Besëlidhja” të Lezhës, e pasistemuar dhe pa standardet më minimale të infrastrukturës rrugore.

“Pamjet flasin se si në zemrën e qytetit, në lagjien “Besëlidhja”, Bashkia nuk ka bërë dot as 80 metra rrugë. Edhe gropat i kanë mbyllur me dheun, cfarë tregon për paaftësi totale dhe keqmenaxhim të taksave dhe granteve. Vetëm për 2018 Bashkia Lezhë ka një perfomancë skandaloze, pasi vetëm 4 % e ka përdorur për investime dhe për rroga. Ka degraduar nga bashki shërbimi në bashki punësimi, duke punësuar militantët dhe njerëz me lidhje miqësore e familjare”, tha Ndreu.

“Plani im emergjent është vendosja e një strukture të re funksinale në bashki, ku duhet rikompozuar mënyra e të vepruarit dhe komunikuarit me njerëzit. Duhet një politikë shumë agresive me mirëmenaxhimin e fondeve. Lezha ka shumë potencial, është fenomen turistik dhe në kulinari. Ne do të marrim në dorë qytetin, do e ridizenjojmë dhe do bëjmë një ndryshim radikal, edhe në njësitë administrative ku investmet janë në nivelin zero. Aty ka probleme me ujësjellës, kanale që nuk janë prekur fare. Bashkia është një godinë që nuk pret njerëz, nuk zgjidh problem të banorëve. Ne do të ndërtojmë një bashki ku çdo njeri do të ketë detyrën t’i përgjigjet qytetarëve”, shtoi ai.

Ndreu theksoi se tashmë ka gati një program të hartuar pas konsultimeve me 14 tryeza sipas fushave të interesit. “Të gjithë janë dakord se në Lezhë nuk është punuar, duhet ndërtuar një histori e re, sepse askund më shumë se në Lezhë nevoja e ndryshimit nuk shihet. Ajo që është e qartë, ne kemi marrë mbështetje për të ndërhyrë në këtë gjendje skandaloze, me njerëz që paguhen në Bashki, por jetojnë jashtë shtetit. Kjo është një histori banale që duhet të marrë fund”,tha kandidati socialist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRITI SUKSESIN NDAJ KILIT NË "COPA AMERICA"/ Tabarez paralajmëron Uruguain për çerekfinalen
Previous article KA VËLLAVRASJE, KA LUFTË CIVILE? LE TË KETË!!/ Tha do ketë vrasje në Elbasan në 30 qershor, shoqërohet Aurel Bylykbashi

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT