Në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se “Të behen dosjet e pallateve që do të shemben. Deri ditën e hënë të jetë plani i punës në tavolinë. Kombinati dhe për pastrimin e inerteve ta bëjnë kompanitë me kontribut. Në Durrës kjo është vënë në vijë. Të fillojmë pa humbur kohë edhe transformimin e fushës në Porto Romano. Brenda Dhjetorit të mbyllen dhe të mos shkojnë më plehra në Porto Romano. Është momenti të mbyllet edhe plaga e madhe e maleve të Krujës, të fashohen”.
“Laçin ia kemi besuar kompanisë turke për ndërtimin e 500 apartamenteve. Tirana në lagjen e “5 Majit” duhet rishikuar në funksion të situatës, një plan i parë që kemi pasur të bëhet gati nëse ka nevojë për disa prishje apo shpronësim, te i famshmi kompleks i superbetonit, është pronë shteti, por mund të ketë një KCK të vogël atje, të pastrohet. Në Kombinat të shikohen edhe ato pallatet sovjetike” tha Rama.


