Pas aksionit të kryer nga policia ditën e sotme në Has, ka reaguar dhe kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social të “Twitter-it”, duke e konsideruar si një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit.
Ai shkruan se në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses,në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë.
Policia sekuestroi më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike, si dhe u arrestuar 5 persona.
Postimi i plotë:
Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses,në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë
#DerinëFund




