• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I KOKAINËS NË FIER/ SPAK nis verifikimin e pasurive të të arrestuarve
Home
Breaking News

LABORATORI I KOKAINËS NË FIER/ SPAK nis verifikimin e pasurive të të arrestuarve

10 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përveç hetimit penal për trafikimin e 430 kilogramëve kokainë, SPAK do të verifikojë edhe pasuritë e 10 personave që organizuan trafikun e lëndës narkotike të fshehur brenda plehut kimik. Burime për ABC bëjnë me dije se, SPAK po verifikon pasuritë e luajtshme dhe ato të paluajtshme të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Në sitën e hetuesve do të kalojnë edhe llogaritë bankare të të dyshuarve për të parë nëse janë krijuar me burime të ligjshme. Po kështu do të verifkohen edhe pasuritë e të afëmrve të personave të përfshirë. Sasia e drogës u zbulua në 24 nëntor në banesën e Viktor Çervanakut në Frakull të Fierit, ndërsa prokuroria vuri në pranga 10 persona dhe shpalli në kërkim një shtetas kolumbian, si personin që do të nxirrte kokainën nga plehu kimik.

Nga hetimet ka rezultuar se, Çervanaku porositi sasinë prej 24 ton plehu kimik në Kolumbi dhe brenda saj u fsheh ngarkesa e kokainës vlera e të cilës përllogaritet në rreth 40 milionë euro. Ndërkohë nga hetimet rezulton që financues ishte shtetasi Nikolin Gjolena. Sipas prokurorisë në më shumë se tre muaj këta persona janë mbajtur në vëzhgim dhe provohet se kanë trafikuar sasinë e kokainës. Përveç të arrestuarve dhe kolumbianit që është në kërkim, SPAK ka dyshime se ka edhe persona të tjerë jashtë Shqipërisë që mund të kenë pasur rolin e finacuesit në këtë aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET NGA BRUKSELI/ Korrupsioni në Parlamentin Europian, gazetarja: Çfarë e fundosi europarlamentaren greke
Previous article DO VRISNIN KANCELARIN DHE.../ Grushti i shtetit në Gjermani, mes të arrestuarve dhe vjehërri i futbollistit të njohur

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT