Në laboratori i heroinës që u bllokua në fshatin Brenog të Hasit, u sekuestruan mbi 100 kg heroinë e opium, por edhe kokainë dhe kanabis.
Mes pesë personave të arrestuar janë Xhevit Shuti me dy djemtë e tij, Mustaf dhe A. Shuti dhe Flamur Çela, punonjës i zjarrfikëses në Kukës. Flamur Çela ndodhet në Drejtorinë e qarkut të Shkodrës, ndërsa të tjerët në Kukës.
Xhavit Shuti ka një kompani udhëtarësh, ndërsa Report Tv ka zbuluar se ka qenë edhe në Zelandën e Re. Xhavit Shuti ishte me banim në Durrës, ku kishte kompaninë e transportit të udhëtarëve, ndërsa kishte të afërmit në Has, por në 2013 kompania ishte çregjistruar, pak kohë pasi e kishte hapur.
Gjatë gjithë kohës policia e ka pasur grupin kriminal në vëzhgim duke zbuluar të gjithë rrjetin nga furnitorët deri te ekspertët. Janë përgjuar dhe vëzhguar personat që hynin e dilnin në laborator.
Pjesë e grupit kriminal janë edhe disa shqiptarë nga Kosova. Sipas burimeve janë më shumë se 20 persona të cilët janë pjesë e këtij rrjeti, të cilët janë identifikuar, duke filluar nga shoferët, furnitorët dhe ekspertët e përgatitjes së heroinës. Heroina përgatitej nga dy persona të huaj, të cilët ishin ekspertë në nxjerrjen e heroinës nga bima e opiumit.
Personi që krijoji laboratorin është një emër i njohur dhe është identifikuar nga Policia. Ai është pjesë e një grupi kriminal në zonë mjaft të fuqishëm, të cilët kanë qenë aktiv vitet e fundit. Madje ky person është me orgjinë pranë zonës ku u gjet laboratori.
Të arrestuarit janë:



