• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LA TË LIRË NJË NJERI ME RREZIKSHMËRI TË LARTË”/ Reagon gjyqtarja: I kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë!
Home
Aktualitet
Drejtësi

“LA TË LIRË NJË NJERI ME RREZIKSHMËRI TË LARTË”/ Reagon gjyqtarja: I kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë!

9 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

“Unë di të them se kam 20 vite në sistem. I kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë”.

Ky është reagimi i gjyqtares së Vlorës Herila Çela, për të cilën një ditë më parë Ministra e Drejtësisë kërkoi të shkarkohej ndërsa, Ministria e Brendshme dënoi vendimin e saj për të lënë të lirë një “njeri me precedent dhe rrezikshmëri në qytetin e Vlorës”.

Sot, në një reagim për “Top Channel”, gjyqtarja shprehet se është e bindur që ka dhënë një vendim në bazë të provave.

“Ky shkelës i ligjit, dy herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga gjykata, falë gjyqtares Herila Çela”, do të shprehej zv.ministër i Drejtësisë një ditë më parë.

Por, masa e arrestit ndaj Taulant Manajt fillimisht nuk është ndryshuar nga gjyqtarja Herila Çela, por nga një treshe gjyqtarësh të Apelit të Vlorës, të cilët vlerësojnë se Prokuroria nuk ka sjellë prova që të vërtetonin se i dyshuari kishte pasur armë.

Për këtë fakt, ndaj këtyre gjyqtarëve dhe Prokurorisë nuk pati asnjë denoncim. Siç thuhet në dokumentacion, pasi 28-vjeçari ka thyer masën, ai është kapur nga policia sërish me armë. Fillimisht gjyqtarja Çela ka vendosur “arrest me burg”, për ta zbutur më pas në “arrest shtëpiak”, për shkakun se pas veprimeve hetimore të Prokurorisë nuk u gjetën gjurmë të të dyshuarit.

Por, a është ky vendim i duhuri, kur ndaj këtij shtetasi rëndojnë disa vepra?

Gjyqtarja Herila Çela shprehet: Absolutisht që po, jam e bindur për këtë. Është paraqitur kërkesa dhe, gjithçka që kam depozituar dhe çfarë është administruar në dosjen gjyqësore janë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Unë nuk kam asnjë koment më shumë për të bërë. Jam e përgjegjshme absolutisht me vendimin dhe vendimmarrjen. Jam bazuar në provat që janë paraqitur në seancën gjyqësore nga ana e Prokurorisë.

Sipas gjyqtares, Prokuroria duhej ta kishte vendosur në dijeni edhe për episodin e parë, duke mos i veçuar fashikujt hetimorë. Pas sulmeve të qeverisë, reagimi i Çelës në kohë vettingu është edhe një apel për institucionet që të kryejnë verifikimin e duhur.

“Unë di të them se kam 20 vite në sistem. I kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë. Unë jam e hapur të vijnë kontrolle, të vijnë të verifikojnë nga Ministria apo nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nga kushdo që e sheh të arsyeshme”, deklaron më tej gjyqtarja Herila Çela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI ME VARJE NË LITAR/ Ja fjalët e fundit të poetit Havzi Nela
Previous article Rrëfehet djali i “legjendës”: Që kur isha i vogël e kam ndjerë presionin e mbiemrit

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT