Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka zhvilluar së fundmi një takim me trupat ukrainase që po trajnohen nga Forcat e Armatosura Britanike në North Yorkshire.
I veshur me uniformë ushtarake Johnson-i shihet teksa hedh një granatë dorë drejt “armikut” dhe qëllon me një predhëlëshuese antitank.
Videoja është shpërndarë në profilin e tij në Facebook, tek siguron ndjekësit se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.



