• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 February, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

28 February, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KY SEKTOR ZË PESHË TË MADHE…”/ Rama: 150 Start Up-e janë ndihmuar drejtpërdrejt, drejt çeljes së një embironi
Home
Politikë

“KY SEKTOR ZË PESHË TË MADHE…”/ Rama: 150 Start Up-e janë ndihmuar drejtpërdrejt, drejt çeljes së një embironi

22 February, 2021 shqipe.autor Breaking News, Politikë

Gjatë një bashkëbisedimi online me biznese Start Up dhe sipërmarrje të reja kryeministri Edi Rama tha se 150 Start Up-e janë ndihmuar drejtpërdrejt, ndërsa shtoi se jemi në fazën e çeljes së një embrioni.

Në vizionin e Shqipërisë 2030, Rama tha se ky sektor do të zërë një peshë të madhe.

“Nismat e këtij lloji ishin individuale pa asnjë rreze drite. Së pari dua të them që ne kemi vendosur një fond të veçantë në dispozicion të sipërmarrjeve të kësaj natyre duke i shtrirë nga shërbimim te prodhimi… Në këtë skemë më vjen mirë të them që nga 61 ndërmarrje të vogla dhe të mesme që kanë përfituar dhe që përbëjnë 66% të aplikuesve, 30 ndërmarrje janë fituese dhe kanë marrë mbështetje në fushën e audititimit, të informacionit…

Në këtë skemë është përfshirë dhe Be dhe janë deri më sot 150 start Up-e që janë ndihmuar drejtpërdrejt dhe të gjitha këto shifra vlejnë vetëm për të thënë diçka që këtu ka shumë potencial për të zhvilluar dhe jemi në fazën e çeljes së një embrioni.

Për këtë arsye ne besojmë shumë se ndërveprimi me ju është themelor, dhe ju sduhet të ndiheni si aktorë pasiv në këtë proces por duhet të jeni aktorë aktiv, duhet të nxisni gjetjen e rrugëve për të dhënë përgjigje të reja së bashku dhe besoj shumë që ju na keni ndihmuar realisht me punën dhe dëshmitë tuaja të punës që të shohim më lartë dhe të kuptojmë më mirë se këtu ka një prespektivë të jashtëzakonshme.

Ka një potencial real për ta zhvilluar këtë sektor, dhe në mbyllje dua të them që në vizionin e Shqipërisë 2030 pesha që zë ky aspekt po themi i jetës sonë ekonomike dhe sociale është shumë herë më e madhe se sa pesha që ka zënë në të shkuarën në raport me aspekte të tjera është një aspekt që ndërthyret me aspektet e tjera dhe i fuqizon në çdo fushë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRETH 100 TË RINJ FITOJNË..."/ Rama u përgjigjet skeptikëve: Në Korçë është hapur programi, do krijojmë rrjet në të gjithë Shqipërinë
Previous article E DINIT? Ja çfarë e bën për të qarë secilën shenjë të horoskopit

shqipe.autor

Postime të ngjashme

U INFEKTUA NGA COVID-19/ Ministrja Kushi fiton betejën: Për të gjithë ata që ende nuk e besojnë... Politikë

U INFEKTUA NGA COVID-19/ Ministrja Kushi fiton betejën: Për të gjithë ata që ende nuk e besojnë...

VAKSINIMI I TË MOSHUARVE MBI 80-VJEÇ/ Rama: Brenda 2 javëve të para të marsit mbërrijnë doza të vaksinës AstraZeneca nga COVAX Breaking News

VAKSINIMI I TË MOSHUARVE MBI 80-VJEÇ/ Rama: Brenda 2 javëve të para të marsit mbërrijnë doza të vaksinës AstraZeneca nga COVAX

FILLON REHABILITIMI I "MATERNITETIT GERALDINË"/ Manastirliu publikon videon: Janë duke u ndërtuar... Aktualitet

FILLON REHABILITIMI I "MATERNITETIT GERALDINË"/ Manastirliu publikon videon: Janë duke u ndërtuar...

Facebook Comments

MERO BAZE/ Beteja e humbur kundër sondazheve Blog

MERO BAZE/ Beteja e humbur kundër sondazheve

FRROK CUPI/ Një zile telefoni në zyrat e PD: "Jemi nga Ambasada Amerikane!" Blog

FRROK CUPI/ Një zile telefoni në zyrat e PD: "Jemi nga Ambasada Amerikane!"

ASTRIT PATOZI/ Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë Blog

ASTRIT PATOZI/ Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë

BLEDI LUMANI/ Këtyre gjithmonë fajin ua ka populli Blog

BLEDI LUMANI/ Këtyre gjithmonë fajin ua ka populli

ARTUR AJAZI/ Koalicioni i bulevardit Blog

ARTUR AJAZI/ Koalicioni i bulevardit

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT