• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KY QENKA MË NË RREGULL SE NE”/ Psikiatri ndryshon rrjedhën e hetimit. I riu që VRAU PRINDËRIT dyshohet se…
Home
Breaking News

“KY QENKA MË NË RREGULL SE NE”/ Psikiatri ndryshon rrjedhën e hetimit. I riu që VRAU PRINDËRIT dyshohet se…

16 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Dibrës ka dyshime të forta se krimi në familjen Sela ku djali i sapokthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain e tij, ka ndodhur për shkak të parave dhe se shëndeti mendor i 26-vjeçarit të jetë inskenuar prej tij pas ngjarjes së rëndë.

I riu Qemal Sela dyshohet se ka debatuar nëpërmjet telefonit me familjarët e tij që kur ai ndodhej ende në kamp dhe priste deportimin. Burime nga Policia bënë të ditur se gjatë vizitës paraprake të 26- vjeçarit te mjeku psikiatër, ky i fundit është shprehur me rezerva sa i përket gjendjes mendore të të arrestuarit për vrasje.

Qemal Sela, djali qe vrau nenen dhe babane
Qemal Sela, djali qe vrau nenen dhe babane

DYSHIMI

Ndonëse Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi shtrimin e përkohshëm në Spitalit e Burgut të Qemal Selës, pasi kishte dyshime se ai vuante nga çrregullime psikike, burime nga Policia e Dibrës bënë të ditur se tashmë sjellja e tij brenda ambienteve të spitalit po mbahet në “përgjim”, pasi ka dyshime të forta se ai është i shëndoshë mendërisht.

Në një rezultat të tillë paraprak është arritur duke analizuar mjaft detaje të sjelljes së të riut dhe historikut familjar, çka ngre dyshime se ai e ka kryer krimin me paramendim, sepse prindërit i kishin shpenzuar kursimet e tij. Oficerë të Policisë që kryen shoqërimin e Qemal Selës nga Dibra drejt Tiranës, u shprehën se gjatë udhëtimit 200 kilometra e kanë pyetur të riun rreth ngjarjes së ndodhur. Ai ka folur normalisht për gjithçka pyetej, por vetëm kur flitej për vrasjen e dy prindërve rrekej ta anashkalonte bisedën. Emigranti i ardhur në vendlindje ka pohuar se gjatë qëndrimin shtatëvjeçar në Angli ka punuar shumë dhe paratë e fituara ua ka dërguar familjarëve, të cilët kishin ngritur një biznes në llixhat e Peshkopisë.

Pas vendimit të Gjykatës që Qemal Sela të qëndronte përkohësisht në Spitalin e Burgut Tiranë, ai është dërguar për vizitë te mjekët specialistë. Oficerët që e kanë
shoqëruar Qemal Selën te mjeku psikiatër thanë se janë befasuar nga sjellja e tij, totalisht ndryshe nga çfarë kishin parë në Peshkopi.

“Qemali iu përgjigj normalisht të gjitha pyetjeve të mjekut. U pyet për vitet e qëndrimit në Angli, punën e bërë atje, krimin e kryer, etj. Mjeku në fund u shpreh se: ‘Ky qenka më në rregull sesa ne’.

Kjo ka bërë që hetimet të marrin drejtim tjetër, pra, të dyshohet se krimi është kryer me koshiencë. Po përdoren metoda speciale të hetimit dhe shumë shpejt do të zbardhet e vërteta.

DESHMIA NE GJYKATE

Gjatë marrjes në pyetje në Gjykatë, autori i krimit, Qemal Sela, ka shfaqur sjellje që ka vënë në pikëpyetje trupin gjykues për shëndetin mendor të tij. I pyetur rreth ngjarjes, ai është shprehur se: “Vrava dy maska, m’u dukën si hije. Nuk kam vrarë prindërit e mi. Nënën time e njoh nga dhëmbët. Nuk është ajo që vrava. Ai tjetri e ka emrin Flamur, por nuk është babai im”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS GALLATA me MESSIN/ Twitteri kundër "yllit" argjentinas pas barazimit me Islandën
Previous article Juventus interesohet për mbrojtësin e Bayern Munchen

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT