• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KY MIKU IM PO BËN NJË LIBËR”/ Ben Blushi takon Franin nga Mamurrasi, tregon si e bindi për t’i shkrepur një foto: Dukej si një personazh i Viktor Hygoit…
Home
Sociale

“KY MIKU IM PO BËN NJË LIBËR”/ Ben Blushi takon Franin nga Mamurrasi, tregon si e bindi për t’i shkrepur një foto: Dukej si një personazh i Viktor Hygoit…

19 June, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Frani nga Mamurrasi është personazhi i radhës në historitë e ish-deputetit socialist Ben Blushi që duket se do të jetë personazh edhe në librin e tij të radhës.

Blushi tregon takimin me të dhe “negociatat” për t’i bërë një foto. Më pas ai shprehet se mësoi se Frani ishte i verbër ndërsa me kuriozitet e pyet si e gjen rrugën për në shtëpi.

Frani thotë se është mësuar të numërojë hapat nga dyqani dhe deri te shtëpia ndërsa tregon se vuan edhe nga sëmundja e tokës.

Rrëfimi i Ben Blushit

KUAZIMODO, OSE FRANI I VERBËR

Rrugës nga Mamurrasi në Laç, pashë një burrë. Ecte duke u lëkundur. Me këmbë të shkurtra dhe kokë të madhe. Dukej si një personazh i Viktor Hygoit. Si një Kuazimodo.

Si je, i thashë

Mirë jam, tha

Si quhesh?

Fran

A të bëj një fotografi?

Jo nuk dua

Vetëm një foto

Nuk dua të thashë

Do të ta bëj një, thashë unë

Po ma bëre do të çoj në gjyq, tha Frani

Nuk ta bëra, por do ta bëj, thashë unë

Ti më bën foto vetëm nëse më jep 10 mijë lekë

Nuk paguaj për foto, thashë unë

Si të duash atëherë mos ma bëj

Prit Fran se unë kam miq në këtë zonë

Kë ke mik?

Famullitarin, Dom Altinin

Ti ke mik Dom Altinjën?

E kam, thashë unë

Hajde nga shtëpia, tha Frani

Nuk vi po smë le të bëj foto

Do të le të bësh çfarë të duash vetëm hajde nga shtëpia, tha Frani

Me kë jeton Fran?

Me nënën dhe një vëlla të sëmurë

Po shkoj të marr Dom Altinin dhe po vi

Po ju pres, tha Frani

Mora Dom Altinin

Dom Altini a shkojmë te Frani, i thashë

Çfarë do nga Frani, pyeti Dom Altini

I ngjante Kuazimodos te Katedralja e Parisit, thashë unë, dua ta fotografoj patjetër

A të kërkoi diçka Frani, pyeti Dom Altini

Ta them më vonë, thashë unë

Është i verbër dhe i sëmurë, tha Dom Altini

Po ai ecte vetë si e gjen rrugën, pyeta unë

Ja ashtu, tha Dom Altini, duke çaluar e pe vetë

Shkojmë te shtëpia, thashë unë

Dom Altinja, si je njeriu i mirë, tha Frani

Ky miku im po bën një libër do të të fotografojë, tha Dom Altini

Sa herë të dojë, tha Frani

Fran po ti je i sëmurë, e pyeta

Nuk shof nga sytë, tha Frani

Sa vjeç je?

54

Sa vjet ke që nuk shef?

Që 6 muajsh

Po si e gjen rrugën?

Si bufi

Hapi sytë të të fotografoj

I hapa, tha Frani

A më shef mua?

Shumë turbullt, tha Frani

Po kur të takova ku po shkoje?

Bleva sodë për stomakun

Po si e gjen dyqanin dhe pastaj shtëpinë?

Jam mësuar numëroj hapat, tha Frani

Po nga këmbët çfarë ke Fran?

I kam të shkatërruara këtu mbi gju e kam bosh

Çfarë sëmundje ke?

Sëmundjen e tokës, ne e quajmë sëmundja e sharrës

Të bije shpesh?

Disa herë në javë

Si kurohesh Fran?

Me duhan

Si me duhan?

Kur më vjen sëmundja pi cigare dhe ajo ikën

Pra ti pi cigare nga halli, thashë unë

Pi cigare të jetoj, tha Frani

E kam lënë cigaren se do të falja një paketë, thashë unë

Nuk ka gjë, tha Frani, po kam një kërkesë

Ma thuaj, thashë unë

Mos i thuaj Dom Altinjës që të kërkova lekë për fotografinë

Nuk i them, thashë unë

A do të paguaj unë ty vetëm mos ja thuaj se turpërohem, tha Frani

Nuk ka nevojë, thashë unë, nuk ja them

Nuk të besoj, tha Frani

Atëherë po ja them, thashë unë

Po ja the të vraftë Zoti, tha Frani

Mos fol ashtu Fran, Zoti nuk vret, tha Dom Altini

Më fal Dom Altinja, e faltë Zoti mikun tënd

Kot ja thua, tha Dom Altini, ky nuk beson në Zot

Ki nuk beson në Zot?

Jo, tha Dom Altini, s’po e bind dot

Ik, tha Frani i verbër, nuk dua të të shof më me sy

Ika, thashë unë

Zoti ju faltë të dyve, tha Dom Altini

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VRITI TË GJITHË..."/ Zbardhen përgjimet e Aleksandër Sadikajt, biseda me familjarët pasi i humbi arma në bujtinë: Thuaji kam dhëndrin polic…
Previous article "I DËRGOJA SHEFIT FEMRA..."/ Rrëfimi tronditës i ish-policit britanik: Si varësia nga kokaina më çoi brenda mafias shqiptare, tjetri më urinonte mbi kokë

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës Aktualitet

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

PAS DISA JAVËSH I SHPALLUR NË KËRKIM/ Vetëdorëzohet në Policinë e Sarandës ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit Aktualitet

PAS DISA JAVËSH I SHPALLUR NË KËRKIM/ Vetëdorëzohet në Policinë e Sarandës ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT